Njihuni me Konçitën shqiptare, mashkulli që rri si femër (Foto)

Njihuni me Konçitën shqiptare, mashkulli që rri si femër (Foto)

661
0

Konçita është këngëtari transeksual që disa vite më parë fitoi Eurovizionin dhe u tmerrësisht i famshëm edhe falë pamjes së ti. Ai është mashkull me mjekër, por që njëkohësisht edhe bën tualet sikurse femrat.

Një i ngjashëm me të është edhe Deni, i njohur si “Konçita shqiptare”. Ai ka folur tek “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme ndërsa ka thënë se familja e tij e ka pritur shumë mirë pamjen e tij. Deni bën me dije se për pamjen e tij të veçantë kujdeset parukieri dhe stilisti personal.

“Dukesh metalar, por këndon këngë popullore”, – komentoi Çani, ndërsa “Konçita shqiptare” i përgjigjet: “Ai është lezeti Arjan. Unë i këndoj të gjitha llojet e muzikës, të gjitha zhanerat. Në jetën e përditshme nuk vishem si gocat. I pëlqej ato, nuk i shoh si konkurrente. Nuk zihem kurrë, 12 më rri sahati”.