Një letër për Encën: Noizy s’është Jay Z e ti s’ke për...

Një letër për Encën: Noizy s’është Jay Z e ti s’ke për të qenë kurrë Beyonce! – Nga Flavio Qarri

602
0

“Oh zot, kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për Encën. Betohem! Tani kjo vajzë e para e punës duhet të heqë dorë nga sufllaqet në 2 të natës. E dyta duhet të heqë dorë nga deliri i madhështisë dhe mirë do ishte të hiqte dorë edhe nga muzika. Çështja është Enca që ti mund të bësh ç’të duash. Të vazhdosh të hash sikur ke punuar vërtetë, të delirosh sikur ke arritur ndonjë gjë vërtetë, dhe madje edhe të bësh sikur bën muzikë vërtetë. Je e lirë të bësh ç’të duash. Lermë ama të të shpjegoj ca detaje të vogla nga hapësira publike dhe aq më tepër ajo muzikore. Ndjekësit në Instagram nuk janë as fansat e tu e as publiku yt. Zemra vogël, para se ta quash veten mbretëreshë, ki respekt për zonja si Nexhmije Pagarusha apo Vaçe Zela.

E ke parë Nexhmijen? Është 90 vjeç dhe pa photoshop ta merr në kthesë në ditën tënde më të mirë. Sinqerisht do ia kisha lypur asaj para se të më shkonte mendja te ty. Ke publikuar vetëm 5 këngë. 5!!! Elsa Lila aq i ka fituar festivale dhe ishte më e vogël se ty kur e bënte ndaj qetësohu karamele.

Blerjen e fansave dhe të klikimeve e ka shpikur tjetër kush ndaj as këtu nuk ke gjë në vijë.

Sa për cicat, është Çiljeta që pas operacionit për zvogëlim ndjell më shumë ushtarë se ty.

E vërtetë është që tregu ynë muzikor po kalon një krizë të thellë, por nëse pranon një këshillë, do të ishte kjo: Kupto ku qëndron, je ende shumë mbrapa Elvana Gjatës. Pranoje këtë dhe fillo puno! Puno vërtetë për këngë më të mira.

Klipe më të mira dhe shalë më të mira. Nëse ke ndërmend të ekspozosh trupin, nxirr ndonjë gjë të hajrit pash Zotin se të kam parë live pas darke dhe zura halenë deri në mëngjes. Ke një avantazh. Je e re dhe këmbëngulëse. Shfrytëzoje si duhet. Ah dhe një gjë. Noizy është i mirë, por nuk është Jay Z dhe ti nuk do jesh Beyonce, as në këtë jetë e as në tjetrën…”

ruenca2

Shperndaje