Ngatërrohen në maternitet, shokët shpërthejnë në lot kur mësojnë të vërtetën

Ngatërrohen në maternitet, shokët shpërthejnë në lot kur mësojnë të vërtetën

1628
0

nderrohen1U deshën 41 vite që ata të mësonin të vërtetën në lidhje me familjet e tyre biologjike. Ata ishin shokë të ngushtë, por për 41 vite kanë jetuar me familjet biologjike të njëri-tjetrit, pasi janë ndërruar në maternitet.

David Tait dhe Leon Swanson janë ngatërruar në spitalin shtetëror në provincën e Manitoba të Kanadasë në vitin 1975. Eric Robinson, një ish-ministër i kabinetit në Manitoba i cili është duke ndihmuar njerëzit në rastin e fundit, tha se ka pasur gjithmonë dyshime në komunitet në lidhje me prindërit e tyre, duke shtuar se qeveria u detyrohet një shpjegim këtyre njerëzve.

Ndërkohë, ky është rasti i dytë i zbuluar brenda një periudhe të shkurtër të ngatërrimit të foshnjave në spitalet kanadeze.