Moti
Parashikimi i motit, e premte 5 korrik 2019
RESHJET
‘Zjarri’ me origjinë nga Afrika e Veriut do të vijojë edhe sot
Priten reshje lokale në të gjitha qarqet, në përgjithësi të dobëta.
Duhet theksuar që reshjet do te jenë më të mundshme në pjesët e tyre malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.
Në zona të kufizuara të qarqeve, këto reshje mund të marrin edhe formën e shtrëngatës, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Lindjes.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 21 / 31 °C
Në vendet e ulëta: 20 / 36 °C
Në vendet malore: 16 / 29 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.