Opinion: Alizoti, Bushatit: T’ju vijë turp! I morët gjithçka e vazhdoni...

Opinion: Alizoti, Bushatit: T’ju vijë turp! I morët gjithçka e vazhdoni akoma me ‘Fajin e ka Saliu’

386
0

Anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti, i ftuar në “Opinion”  ka debatuar ashpër me deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati mbi   situatën politike në vend pas votimeve të 30 qershori

Sipas Alizotit, kryeministrin Edi Rama është një njeri të rrezikshëm pas të cilit servilosen të tjerët për pushtet.

Në Shqipëri gjithmonë ka pasur njerëz që i janë servilosur diktatorëve dhe në sytë e mi z.Rama është një njeri shumë i rrezikshëm. Jeni servilosur atje për një çikë pushtet, një njeriu të rrezikshëm atje që ka marrë gjithë pushtetin, e nesër po merr…”, u shpreh Alizoti.

“Të dalim me pushkë dhe të djegim Shqipërinë?”, ishte replika e Bushatit, e cila nuk u la pa përgjigje nga anëtari i Kryesisë së PD-së.

Kush po ta djeg Shqipërinë? A i more të gjitha? Tani i morët zgjedhjet, i bëtë të gjitha vetë dhe ktheheni akoma pas 100 vjetësh, fajin e ka Saliu. T’ju vijë turp”, tha Tomor Alizoti.