Meteorologët paralajmërojnë: Përgatituni për dimrin më të ftohtë në 8 vitet e...

Meteorologët paralajmërojnë: Përgatituni për dimrin më të ftohtë në 8 vitet e fundit, ja cfarë pritet

1090
0

Muajt e dimrit që po vinë do të jenë muajt më të ftohte të tetë viteve të fundit. Acari dhe i ftohti ek.strem pritet të përfshijë Europën, Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë gjatë stinës së dimrit. Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor por në fillim të Janarit. Meterologët thonë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht dhe muaji dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relativisht të larta duke lëvizur midis vlerave 12=17 gradë Celcius. Temperatura eks.tremisht të ulëta do të përfshijnë edhe Shqipërinë në fillim të muajit Janar. Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara. Sipas meteorologut amerikan Todd Craëford, pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.