Mavraj: Reja si babi ynë. Lenjani flet për Panucin

Mavraj: Reja si babi ynë. Lenjani flet për Panucin

488
0

Në vigjilje të dy ndeshjeve të radhës të Kombëtares Shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj dhe Emir Lenjani kanë folur për mediat në lidhje me atmosferën brenda ekipit dhe për të komentuar trajnerin e ri.

 

Në përshtypjet e para për trajnerin Reja, Mavraj tha se i e vlerëson italianin dhe e vëren ndryshimin që ka ndodhur në atmosferën e ekipit.

 

“Ka ndryshime shumë të rëndësishme në Kombëtare dhe mua më duhet edhe pak kohë për të analizuar ndryshimet. Kam vetëm rreth 20 orë dhe më duhet pak kohë për t’i analizuar. Numri i madh i lojtarëve më ka bërë përshtypje. Nuk e gjeta bosh vendin tim. Kemi biseduar me trajnerin dhe duket shumë i qetë. Një njeri që duket edhe pak si babai ynë. Nga shikimi i parë duket shumë simpatik”, tha Mavraj.

 

Nga ana tjetër Lenjani, i cili kishte deklaruar se me trajnerin Panuci nuk do të kthehej më në kombëtare, tha se nuk donte të fliste më për trajnerin e shkuar të kombëtares.

 

“Nuk dua të flas shumë për atë letër sepse të gjithë e kanë parë. Unë kam thënë të vërtetën në atë letër. Nuk dua të flas për Panuccin. Ishte një vendim shumë i vështir dhe më ka ardhur shumë inat që nuk kam ardhur. Ai nuk mund të bëhet më shqiptar se unë. Për këtë arsye e kam thënë edhe të drejtën. Kam zhvilluar shumë ndeshje dhe kam qenë në formë shumë të mirë dhe për këtë arsye jam mërzitur”, tha Lenjani.

 

Sa i përket Edy Rejas, Lenjani shprehu konsideratën e tij për trajnerin e ri dhe zbuloi se ishte takuar më parë në Zyrih me të.

 

Kujtojmë se kombëtarja Shqiptare do të luajë ndeshjet për eliminatoret e Europianit të ardhshëm kundër Islandës më 8 qershor dhe Moldavisë 3 ditë më vonë.