Këto pushime për çiftin Getoar Selimi dhe Marina Vjollca duket se kanë qenë një muaj mjalti i vërtetë.
Marina dhe Geti kanë postuar pafund foto dhe video nga kjo arratisje e tyre. Por gjatë ditës së sotme Vjollca ka postuar shumë foto në Instagram me poza nga më të ndryshmet. Mesa duket i ka pëlqyer të bëjë modelen ndërkohë që Geti ka bërë rolin e fotografit./Gazeta Express/