Makina fluturon në ajër dhe hyn në katin e dytë të banesës,...

Makina fluturon në ajër dhe hyn në katin e dytë të banesës, 2 të vdekur

343
0

Dy persona humbën jetën pasi një automjet tip Porsche ka ‘fluturuar’ në ajër dhe është përplasur në katin e dytë të një ndërtese.

Aksidenti aspak i zakontë ndodhi në New Jersey. Në timon ishte 22-vjeçari Braden DeMartin. Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një pasagjer, 23-vjeçari Daniel Foley.

Si duket shoferi i automjetit ishte duke ecur me shpejtësi shumë të lartë dhe në momentin që u përplas me një barrierë ndarëse në rrugë, makina fluturoi në ajër e më pas u përplas në katin e dytë të ndërtesës aty pranë.

Ish e dashura i bëri një dedikim prekës në mediat e saj sociale:

“Të kam dashur me çdo atom e molekulë që ndodhet në trupin tim. Do të dua gjithmonë. Marrëdhënia jonë ishte një nga historitë më të mëdha të dashurisë.Faleminderit që ishe pjesë e jetës sime dhe faleminderit që me tregove sesa shumë mund të dua dikë.”

Sipas ekspertëve, prona në të cilën u përplas makina, duhet të shembet e gjitha pasi është dëmtuar rëndë.