Majk anulon koncertet në Shqipëri nga frika e ndonjë sulmi nga OTR?

Majk anulon koncertet në Shqipëri nga frika e ndonjë sulmi nga OTR?

410
0

majk_1473965806-8723510

Pas përplasjes që ndodhi disa ditë më parë në Prishtinë, anëtarët e grupeve OTR dhe Babastars ndihen të kërcënuar nga njëri-tjetri.

Majk është pjesë e grupit Babastars dhe së fundmi qarkullojnë zëra se ai ka anuluar datat kur do të vinte në Shqipëri.

Thuhet se Majk ka anuluar datat për shkak të konfliktit “Noizy-Cozman” , madje ai ka thënë: “Kam frikë se më sulmojnë”.

Pavarësisht se Majk nuk ka qenë i pranishëm gjatë sherrit, ai përsëri i trembet faktit që është anëtar i njërit prej grupeve. Ngelet për t’u parë në qoftë se këngëtari realisht nuk do të vijë në Shqipëri derisa kjo çështje të mbyllet apo do të vazhdojë axhendën e tij pavarësisht sherrit që ndodhi./Blitz/