Leonora Jakupi, 43-vjeç dhe beqare! Si i dha fund lidhjes së gjatë...

Leonora Jakupi, 43-vjeç dhe beqare! Si i dha fund lidhjes së gjatë me biznesmenin, babain e dy fëmijëve të saj

293
0

Kjo ditëlindje e ka gjetur single Leonora Jakupin. Këngëtarja e njohur kosovare ka festuar 43-vjetorin këtë javë në një festë larg së zakonshmes. Ajo ka udhëtuar drejt Vjenës për festën e saj intime, por këtë herë si beqare.

 

Bëhet me dije se Leonora Jakupi i ka dhënë fund lidhjes së gjatë që ka pasur dhe është larguar nga Kosova për të festuar me familjen e saj. Leonora Jakupi ka qenë në një lidhje të gjatë me Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë. Burimet kanë treguar se Krasniqi ka qenë zyrtar i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë.

 

Ai, madje, ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë. Këngëtarja tek emisioni i Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.

 

“E kam menduar gjithmonë një dasmë të vogël, jo tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja. Lidhja e gjatë e çiftit nuk është konfirmuar kurrë nga të dy, por miqtë e afërt ishin në dijeni të kësaj historie që vijonte prej shumë vitesh.

 

Atëherë kur pritej martesa private e këngëtares, duket se gjërat nuk kanë funksionuar si duhet dhe çifti i ka dhënë fund. Bëhet me dije se Leonora dhe Nexhati janë ndarë vetëm pak kohë më parë, ndaj dhe ky 43-vjetor e ka gjetur beqare Leonorën. Ajo dhe nëna e saj kanë zgjedhur të udhëtojnë së bashku drejt Vjenës, për të festuar edhe ditëlindjen e saj.

 

Por veç jetës së saj private, këngëtarja ka qenë në fokus të mediave serbe ditët e fundit, pas publikimit të këngës së saj. “Komandant” ishte kënga që ‘tërboi’ mediat serbe, duke e quajtur këtë produksion skandaloz. “Komandant” mban titullin kënga e re e Leonorës kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

 

Kënga e saj nuk u prit mirë nga mediat serbe, të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal. Ndërkohë, titulli i një gazete serbe ishte: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.

 

Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në “Instagram”, ku postoi një “Instastory” dhe disa fjalë.

 

“Skandal jo, por krenari, terrorista jo, por çlirimtarë”, ka shkruar Leonora. Ndryshe, Leonora pas këngës “Komandant” ka paralajmëruar edhe një tjetër me titull “Liria ka Emër”.

 

Veç deklaratave të saj për karrierën, vështirë se do të mund të mësojmë diçka nga jeta e saj private. Leonora Jakupi është ndër personazhet më hermetike në jetën private, ku gjithnjë është shfaqur vetëm në sytë e publikut, duke mohuar çdo lajm për lidhjen e saj.