Lamtumira e trishtë/Jetuan sëbashku 62 vite, por detyrohen të ndahen

Lamtumira e trishtë/Jetuan sëbashku 62 vite, por detyrohen të ndahen

864
0

lamtumira-550x386

Një çift i cili ka kaluar pothuajse gjithë jetën me njëri-tjetrin janë të detyruar që vitet e tyre të pleqërisë t’i kalojnë të ndarë.

Kjo për arsye se nuk mund të shkonin në të njëjtin azil.

Wolf Gottschalk, 83 vjeç dhe gruaja e tij Anita, 81 vjeçe nga Surrey, British Columbia, u martuan në vitin 1954 dhe që atëherë ata kanë qendruar gjithnjë sëbashku.

Por pas 62 vjetësh, ata janë të detyruar të jetojnë të ndarë, sepse nuk ka hapësira të mjaftueshme në shtëpinë e kujdesit, që të strehohen të dy.

Fotoja tregon momentin e dhimbshëm të ndarjes mes tyre dhe shqetësimin që ata bartin për njëri-tjetrin, pasi nuk do të munden të kalojnë më kohë bashkë.

Duke përshkruar pamundësinë e familjes në një postim në Facebook, mbesa e tyre, Ashley Bartyik, transmetoi trishtimin e saj e nxitur nga situata aktuale e krijuar.

“Pas 62 vitesh sëbashku, ata janë të pandashëm. Ata bëjnë gjithçka së bashku “, ka shkruar ajo./klan