Lajm i Fundit: Sulm me bombë në Maqedoni në pishinën përplot njerëz

Lajm i Fundit: Sulm me bombë në Maqedoni në pishinën përplot njerëz

664
0

Screenshot_1Një dramë e vërtetë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Veles. Në policinë e këtij qyteti, A.M. 43 vje;ar, ndryshe pronar i një pishine është paraqitur në polici dhe ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 1 e 20 minuta, person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes që ka shkaktuar detonim të fuqishëm, shkruan gazeta Lajm. Policia ka kryer kontroll dhe janë marrë pjesë të mjetit shpërthyes do të dërgohen për ekspertizë në MPB.

Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se deri sa pronari ka qenë me shoqëri te bazeni, aty ka arritur I.V nga Velesi, i cili i ka dërguar kërcënime serioze se posedon dy bomba dhe se do t’i hedhë në pishinë.

Pasi I.V është paralajmëruar nga pronari i pishinës që të ndërprejë kërcënimet dhe të largohet prej aty, ai është tërhequr në drejtim të banakut dhe ka vazhduar me kërcënimet. Policia po ndërmerr masa për pastrim të plotë të rastit edhe pse nuk ka bë të qartë nëse autor i sulmit është personi I.V.