Kundërshton policinë dhe thyen traun e portit me ‘Land Rover’, arrestohet 39-vjeçari...

Kundërshton policinë dhe thyen traun e portit me ‘Land Rover’, arrestohet 39-vjeçari i dehur në Durrës

364
0

 

Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 39-vjeçar.

 

Mësohet se shtetasi A.LL., ka kundërshtuar policinë dhe ka thyer traun hyrës në port me makinën e tij ‘Land Roveri’.

 

Sakaq, bëhet me dije nga policia se 39-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit.

 

Ndërkohë tashmë ai pritet të përballet me akuzat për veprat penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, ‘Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore’ dhe ‘Shkatërrim prone’.