Kryeministër apo kryerrugaç?/ Nga Hamdi Skeja!

Kryeministër apo kryerrugaç?/ Nga Hamdi Skeja!

502
0

Të gjithë pothuajse e kanë pranuar se ti Edvin Kristaq Rama je Kryeministër, por unë nuk mundem të bëj dallimin se je vërtetë Kryeministër apo kryerrugaç?! Po të shkruaj sërisht Edi Lindes (siç të quan Lolita), nuk mund të hesht, një popull që hesht është i vdekur, në fakt edhe unë ashtu ndihem në vendin tim, por zemra më pulson. Ti kryerrugaç, me gjithë shpurën tënde jeni vërsulur si ulkonjat këtij vendi, këtij kombi, këtij populli, sikur doni ta groposeni të gjithin dhe deri diku ja keni arritur! Po, sigurisht e pranoj se ja keni arritur sepse Ti dhe shpura e jote, po na sillni komunizmin! Mos kujto se po flas për komunizmin e Qoftlargut, por për ty si Qoftlarg i ri i kohëve moderne. Edi, unë jam qytetari që kam marr pjesë në disa protesta qytetare nëper Tiranë, nuk kam frikë të them atë që më rëndon shpirtin! Përveçse keni zhytur vendin në mjerim, varfëri po bën edhe disa gjëra të turpshme! Kur Lalushja Eri, ai bukuroshja e fjetur vrau 17 vjeçarin në Landfillin e Sharrës, ne ishim në protestë dhe shpura jote na shihnin dritarëve, sigurisht nuk kishit çfarë të thonit sepse ju nuk keni ndërgjegje ! Ku ta marrni ndërgjegjën?! Nga kush?! Ateherë sulmuat gazetarën Alida Tota, duke i mbyllur emisionin dhe shkarkim nga puna! Po, kështu ndodhi!… Pa më thuaj o vemje ku ke dëgjuar në një vend europian (siç e quani) të sulmohen gazetarët? Ku ka ndodhur që të “pushkatohet” fjala e lirë?!-Në asnjë vend, vetëm në Shqipërinë tonë. Siç ta thashë se jam protagonist i disa protestave dhe ju keni dhunuar protestuesit, ata (Neve) që protestonim për të drejtën tonë dhe të vendit tonë. Më pas u dhunua një tjetër gazetar, djali i Dibrës Gazetari sportiv Eduard Ilnica, mos më thuaj se nuk ishte dora juaj e pisët.. Nuk do u mjaftonte vetëm kaq, por u dhunua edhe një tjetër, E. Fundo, madje barbarisht edhe ky, barbarët dhe kryerrugeçërit tu. Këto ditë u dhunuan dy gazetarë të emisionit “Stop”, edhe keta u dhunuan nga duart tua, nga duart e llumta tuat sepse ti llum mbete siç ishe dikur në Francë poshtë urave me barbonat, por ti as me barbonat nuk ngjan,kam njohur të tillë dhe kanë shumë ndërgjegje! Kryerrugaç i vendit tim, nëse kaq vite u gëzuam se ngordhi Enveri, paskemi gabuar dhe shumë madje, ja Enveri vogël drejton kryeministrin!… Kryerrugaç, hiqi duart nga gazetarët, ata janë njerëzit më të lirë, ata janë më realët në këtë vend. Ata luftojnë me dhe për fjalën e lirë. Këto janë vetëm disa nga turpet e tua si kryerrugaç dhe jo si Kryeministër! Vafsh në djall me gjithë ata vemjet tua!.