Kryemadhi: LSI me axhendë të qartë për mbrojtjen e të drejtave të...

Kryemadhi: LSI me axhendë të qartë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë

276
0

-Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot nga mbledhja e Kryesisë së kësaj partie, se nevojitet një LSI e qartë dhe e vendosur që të ndjekë një axhendë të pakompromistë që do të synojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë.

“LSI është më e fortë se asnjëherë pasi kaloi me sukses një sprovë të 25 qershorit ku u targetua në mënyrë kriminale për t’i dhënë një pushtet të plotë oligarkisë deri në kapjen e çdo qelize të institucioneve të shtetit. U sulmua pabesisht, por tregoi qëndrueshmëri, rritje dhe vitalitet. Sot kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh në numër por shumë më cilësor edhe me të rinj me të gjitha potencialet për të qenë një opozitë përfaqësuese profesionale dhe luftarake me integritet përballë një pseudomazhorance që është pakica e shqiptarëve dhe jo shumica. LSI ka përgjegjësi shumë më të madhe se sa mund të mendojë dikush se jemi përfaqësues të shumicës së shqiptarëve”, tha Kryemadhi.Pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, nënkryetari Luan Rama, u shpreh se Kryesia vendosi që kryetar i grupit parlamentar të jetë Petrit Vasili, ndërsa nën/kryetarë të jenë Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu.  Ndërsa si zëdhënëse e grupit u vendos Floida Kërpaçi.