Koronavirusi në Shqipëri/ Reagon ashpër ambasadori ynë në Kinë: Me Italinë ishim...

Koronavirusi në Shqipëri/ Reagon ashpër ambasadori ynë në Kinë: Me Italinë ishim ‘njësh’ me aviona e tragete. Të marrin fund gallatat e qyfyret se ‘jemi rracë e fortë’, por…

565
0

Selim belortajaAmbasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, pas konfirmimet të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë. Me tone kritike, Belortaja shkruan se bashkimi i Shqipërisë me “hartën e kuqe” ka qenë prezente, sot vetëm sa u zyrtarizua. Ambasadori shkruan më tej se Shqipëria me Italinë janë thuajse “njësh” me aviona dhe tragetet e përditshme. Belortaja më tej thekson se pas kësaj duhet të marrin fund gallatat, shakatë bajate se ‘jemi racë e fortë’, apo këshillat qesharake “hani limona e pini raki’, por sipas tij të gjithë duhet të shkundemi dhe të ulemi me këmbë në tokë.

 

“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditshme.

 

Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua. Kjo është keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës!

 

Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.

Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion!

Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!”, shkuan ambasadori i Shqipërisë në Kinë.