Kohët e fundit ka dalë në qarkullim libri Besart Varfit, “Ne” nga...

Kohët e fundit ka dalë në qarkullim libri Besart Varfit, “Ne” nga shtëpia botuese Toena

1544
0

Libri është shkruar në formën e një  novele poetike, një ditar, ku ndërthurren jetët dhe ndjenjat e tre personazheve, në dramën kohore të fundit të viteve 70 të Emil Asdurian

 

MIRELA VARFIT

Erdhe, dërgove lajm, dritarja e qelqtë fërgëlloi nga tringëllimi dhe një gumëzhimë dridhjeje. Ashtu m’u shfaqe, me një drite që të binte mbi supe, si një kërkesë e mekur për ndihmë. Flokët e ngritur lart mbaronin pa rënë ende mbi shpatulla, vetullat harkonin si ura zbrisnin pak më tej se brigjet e tyre. Sy, kaltëroshë, të mëdhenj, mbi një hundë të vocërr topolake, me dy flegërza koteleje mbi një gojë fëminore roze, çati mbi mjekrën imcake, me majë dhe me nje vrimë te cekët, saktësisht në mes.

“Si po shkon libri?” me pyete …

 

..dhe pa një përgjigje të saktë, mendja vrapoi tek Umberto Eco, që si një gremç ngërtheu gjithë mendimet e mija lidhur me këtë libër, i cili në një mënyrë të paqartë e të pazakontë, më ka zënë nga këmbët. Tek Eco, për ndihmë, me një përllogaritje hamendje, me besim ne vlerem e këtij libri, njësuar me vlerën e letërsisë në përgjithësi, si veçori e çdo gjëje të shkruar dhe në bazë të një arithmetike te thjeshtë, prisja sic pres, ta dërgoja sa më shpejt të japë të tijën. Por s’ishte dhe s’ndodhi ashtu. Letërsia, sipas mjeshhtërit, është një mall që prodhohet për kënaqësi dhe dëfrim të vetes (atij q’e krijoi, njerëzimit). Aty qëndron forca e saj. Por prapë, si një hebre i urtë dhe dinak, nuk më mbushet mendja. Duhet të gjej se vlen dhe do të hyjë në punë. Krijimi për dëfrim, nuk do të thotë se nuk ka vlerë. Hahet! Kundërmon erë te mirë! “Mban gjallë gjuhën si trashigimi të përbashkët”*,(sigurisht, gjuha, lindi bash për këtë), bashkon dhe se e vetmja që e ndryshon paksa është letërsia dhe pse kokëngjeshur shkon atje ku do,(si fjala tymnaje e Kadarese, që ka hyrë tashmë në gjuhën tonë). “Krijon një ndjenjë identitet dhe kombësie”*. Ku do ish shqipja pa Fishtën, italishtja pa Danten, greqishtja pa Homerin? Edukon dhe zbut, mëson respekt, ndërshmëri, besnikëri, oh, padyshim dashuri, (kjo e fundit në sensin më praktik) dhe më, nxit lirinë e të menduarit, “lirinë e interpretimit dhe zgjedhjes, sepse na vë përballë në një bashkëbisedimi të hapur, dhe pse me shumë shtresa, duke na ndeshur me dykuptimshmërinë e gjuhës dhe jetës”*. Me fjalët e Eco-s: “Bota e letërsise/librit është një gjithësi, në të cilën mund të vërtetohet nëse një lexues kupton ç’ndodh në jetë apo është viktimë i vagullimeve (haluçinacioneve).” Dale, asnjëra nga këto nuk preket, pothuajse e paperceptueshme si ndryshim, as “firmato”! E kuptoj, përdorimin e një poezie për të shprehur ndjenjat, (i dërgon të vluarës një Nerudë a Lasgush, nëpërmjet youtubit dhe mbaron puna), por bashkimin në një komb a shtet, ndoshta më pare, në kohë të Naimit, apo Asdrenit me hymnin tij, por jo lojrat e fjalëve të bukura. Pastaj leximi me shtresa do kohë, jeta rrjedh shpejt, s’ndalon lehtë. Ndalesa, duhet t’ia vlejë. Lëre pastaj të dallosh të saktin nga i marri, gjë plotësisht e nevojshme (ka të tjerë q’e bëjnë këtë). Atëhere çfarë? Kënaqësi për të bukurën, shije në një rrufitje kafeje? Për mendimin tim, po, por duhet të jetë pa mundim, pa radhë pritjeje dhe aq më pak shqetësime dhe tërheqje vemendje nga celuari, per të mishëruar heronjtë e lexuar, në gurë kilometrikë karakteri a në simbole kulture, ikona iPhoni, shprehje të përqëndruara, si për shembull “dyshues si Hamleti” apo “e dashuruar si Xhuljeta, pjesë e ndërgjegjes së përbashkët. Apo pengon  çoroditja e mediave, informacioni me shumicë për konsum? Por esnafët janë esnafë, bëjnë c’duhet, jo vetëm atëhere kur duhet, por gjithmonë, kënaqen me çdo që bëjnë. Pa asnjë dyshim, letërsia/libri, sidomos poezia, si asnjë tjetër fal njohuri, djesi, që lindin të tjera të reja, shkurt, vargje mbi një copë kartë, se s’ke nevojë të presësh sa të mbarojë kreu a fleta, pickim zekthi, që etje tërbimi bie dhe me heshtje. Por ndoshta lirinë e vërtetë, përtej vetevetes, lirinë e mendimit. Nuk besoj që libri NE t’i ketë të gjitha këto, por si çdo e shkruar a dëshirë e fundme, diçka ka në të, as dhe me shumë shtresa.

“Ah, moj Mirelë e dashur, kanë shkruar disa për Besartin, si dhe për librin NE, por nuk e di, botimi dhe shpërndarja qenë të lehta, (i bën makina), të lexuarit, tjetër gjë, por kam besim se do e marrin! Do të ishte shumë më mirë, sikur Besarti, të bënte një promovim, siç thonë sot dhe të firmoste librat, se me aq miq e të njohur që ka në Tiranë dhe kudo, do ta përpinin, por i Varfëri është gjetkë, nga ku buzëqesh dhe tund kokën, se dhe kur e shkroi, s’ish për të tjerë por për vete a ndoshta për atë, që po e lexon për të satën herë…me mall a diç tjetër!”

 

  1. “Ç’më mbeti të them? Ah, po a njihni njeri në Shkodër a në Malësi të Madhe, se aty ka punuar për shumë vite me radhë, ndoshta do ndihte!”