Kleofina Pnishi, shqiptarja që është zgjedhur Miss në Francë

Kleofina Pnishi, shqiptarja që është zgjedhur Miss në Francë

964
0

Kleofina Pnishi, modelja shqiptare me një pasion të madh për kinemanë, tashmë ka arritur një sukses tjetër. Së fundmi ajo ka realizuar një dëshirë që e zhvillonte prej kohësh, ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë të një rajoni të njohur në Francë dhe është shpallur Miss Bouches-du-Rhône 2017. Vajza me origjinë nga Kosova, e lindur në Gjakovë dhe e rritur në Francë, është modele prej disa vitesh. Brune, me sy ngjyrë kafe dhe linja të holla trupore, Kleofina ka diçka prej sharmit francez, edhe pse nuk është një franceze tipike. Ndoshta sepse ruan ndonjë tipar prej origjinës në pamjen e saj dhe ndoshta është pikërisht kjo veçori që e ka ndihmuar të dallohet në Francë. Kleofina ka interpretuar deri më tani në disa seriale dhe filma me metrazh të gjatë, por titulli i Miss-it është sigurisht një mundësi më shumë për njohjen e Kleofinës në vendin e artit. Siç ndodh zakonisht në këto organizime, vajzën e bukur nga Kosova e pret Miss France.