Rama në Gjirokastër: Synojmë rritje ekonomike 5%

Rama në Gjirokastër: Synojmë rritje ekonomike 5%

444
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një takim elektoral në Cepo të Gjirokastrës. Kryeministri edhe një herë foli për besimin që votuesit duhet ti japin Partisë Socialiste, e cila duhet ta ketë e vetme timonin e qeverisjes. “Po ju them që kjo simbolikë është shumë e thjeshtë dhe besoj e kuptueshme për të gjithë. Nëse je në timon ke të gjithë përgjegjësinë dhe nëse je i detyruar të mbash të tjerë në prehër që të mbajën dorën në timon përgjegjësia e madhe mbetet patjetër por vështirësia për të ecur shpejt drejt pa kthesa pa ndalesa pa tronditje, pa pengesa, është shumë e kufizuar. “Unë dua që t’i japim fund edhe një aspekti që mbetet një problem i madh për ju, është aspekti i bosnjezimit të shtetit. Bosnja është shtet federal me republika më vete. Dhe administrata jonë shtetërore është e copëtuar sikur janë disa republika brenda shtetit dhe mbi çatinë e këtyre republikave janë flamujt e partive. Kemi bërë shumë për të bërë shtet, po shtetin që duam nuk e kemi bërë akoma. Që të bëjmë shtet tamam ne duhet të kemi të gjithë administratën shtetërore në funksion të njerëzve dhe jo në funkison të partive. Nuk mundet dot më të vazhdojmë duke i thënë atij që është i shkolluar, ka diplomën dhe eksperiencën dhe meriton t’i shërbejë atdheut në shtet, t’i themi se aty ku synon ti sundon një parti tjetër. Nuk mund të funksionojë kështu. Nuk mund të bëhet shteti një strehë vorfnore që rrogat e shtetit të përdoren për tju dhënë njerëzve bukë në këmbim të aktivitetit partiak. Kjo është e pamundur. Shqiptarët nuk mund të ndahen më në copa”, tha Rama. Ai tha se PS synon që rritja ekonomike të jetë 5%, për të patur impakt të drejt për drejtë në ekonominë e familjes.