Kim Kardashian ka vizituar një ekspozitë të bashkëshortit të saj, Kanye West.
Kanye ka mbajtur një ekspozitë të fshehtë të artit të premten në Los Angeles.
Pjesë e ekspozitën janë edhe figurat prej dylli të personazheve të famshme, të zhveshura në shtrat me Kanye që kanë qenë pjesë e videoklipit të tij më të fundit, përcjellë lajmi.net.
Edhe bashkëshortja e tij, Kim, e cila është shfaqur bjonde, ka qenë e pranishme me motrën e saj, Kendall Jenner, të cilat gjithë këtë ‘rrugëtim’ e kanë shfaqur në Snapchat.
Kanye ka qenë i pranishëm me anë të një monitori, pasi në atë kohë ai ka qenë duke u përgatitur për një mbrëmje në Ohio./lajmi.net