Kamp shtëpizën që e bleu për 2 mijë dollarë e shndërroi në...

Kamp shtëpizën që e bleu për 2 mijë dollarë e shndërroi në shtëpi luksoze (Foto)

823
0

Për shumë të rinj, blerja e shtëpisë është pothuajse e pamundur. Çmimet e tyre në veçanti në qytet e mëdha janë tejet të larta, dhe ky fakt përbën problem për shumicën e të rinjve në Australi.

Por ky fakt nuk e ndaloi një vajzë të re nga Richmond i Tasmanisë, e cila arriti të bëhet me shtëpi dhe atë për vetëm 6 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Maggie Butler, e cila është studente dhe punon me orar të shkurtuar, ishte rikthyer vitin e kaluar në vendlindjen e vet në Tasmani, pasi kishte studiuar në Bregun e Artë.

Prindërit i kishin ofruar të jetojë me ata, por 24-vjeçarja dëshironte që të kishte më shumë hapësirë dhe privatësi. Dhe kështu ajo filloi të kërkojë kamp shtëpiza dhe zgjidhje të ngjashme.

“Pas shumë hulumtimeve që i bëra në internet, arrita të gjejë një kamp shtëpizë të gjatë vetëm 7 metra e gjysmë të cilën e bleva për 2 mijë dollarë”, ka thënë ajo.

Por kjo kamp shtëpizë nuk kishte asgjë tjetër përveç mureve, dritareve dhe disa telave të rrymës, shumica prej të cilëve duhej të riparoheshin apo të ndërroheshin tërësisht.

Por Butler më pas iu përvish punës duke e transformuar këtë kamp shtëpizë të thatë në një shtëpi luksoze me kuzhinë, tualet, dhomë të pritjes dhe natyrisht atë të gjumit.

Ky transformim i ka kushtuar asaj para shtesë nga 3 deri në 4 mijë dollarë, që i bie se në total ka shpenzuar 6 mijë dollarë.

Por ajo çfarë arriti të bëjë me këtë kamp shtëpizë ka habitur të gjithë.

Shperndaje