Super-ylli botëror nga Prishtina, Era Istrefi, pas një pauze relativisht të gjatë, ka vendosur të rikthehet në skenë me një projekt të ri.
Këngëtarja lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për një medium ndërkombëtar, të cilit i ka thënë se ka frikë nëse do të pëlqehet apo jo kënga e saj e re.
“Kënga e re, po e ndaj me ju, do të vijë tetorin e këtij viti. Është e hatashme, mua më pëlqen, por kam frikë nëse do t’ju pëlqej të tjerëve apo jo. Melodia është e ‘çmendur’, ka tinguj të muzikës ‘reggae’. Kujt s’i pëlqen muzika ‘reggae’”, ka thënë Era, raporton Koha.net.
Ajo në fund tha se e pret me padurim lansimin e këngës së re.
Kënga e fundit e Era Istrefit, “Bonbon”, ka mbledhur mbi 150 milionë shikime në Youtube.