Ja dhe sa seri do të ketë “Avatar”

Ja dhe sa seri do të ketë “Avatar”

541
0

pg-24-avatar-1-capital_1473004329-7030173

James Cameron më në fund e ka pranuar se Avatar do t’i ketë edhe katër seri të tjera, duke thënë se ato janë rezultat i shkrimeve të tij “të tepërta”.

Kjo i bie se do të kemi një pjesë të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të filmit, pjesë këto të cilat do të vijë për ju përgjatë gjithë dekadës së ardhshme.

Madje, Cameron ka thënë se këto pjesë do të jenë mjaft të veçanta. Cameron, fitues i çmimit Oscar, skenarist dhe regjisor i Titanic dhe Terminator, ka insistuar se studio i tij është “shumë i lumtur” me filmat e tij, transmeton Gazeta Express.

“Avatar fillimisht ishte përcaktuar që të ishte një trilogji, por unë gjithmonë shkruaj shumë dhe skenaristët e mi shkruajnë shumë gjithashtu”, tha ai për Variety.

“Por në fakt vazhdimi i parë e klonoi veten dhe u bënë dy filma, kështu që tani janë katër filma, dhe studio është shumë i lumtur me të. Ata kanë mundësinë për të bërë më shumë para por kjo është gjithashtu edhe një mundësi për të shpenzuar më shumë para”, tha ai.

Vazhdimi i parë, i njohur si Avatar 2, pritet të del në dhjetor të vitit 2018, pasuar nga Avatar 3 në dhjetor 2020, Avatar 4 në dhjetor 2022 dhe Avatar 5 në dhjetor 2023.