Ja çfarë la pas zjarri në Londër…fotot

Ja çfarë la pas zjarri në Londër…fotot

437
0

“Do të ishte mrekulli nëse dikush do të gjendej i gjallë në gërmadhat e ndërtesës”, tha shefi i ekipeve te shpëtimit në Londër, duke shuar shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë në pallatin shumëkatësh të shkrumbuar nga zjarri një ditë më parë. Mëngjesin e sotëm janë konfirmuar 17 viktima, ndërsa njerëzit vazhdojnë të kërkojnë dëshpërimisht pjesëtarë të familjes apo miq që rezultojnë të zhdukur. Mbi 30 vetë mbetën të shtruar në spital, 17 nga të cilët në gjendje të rëndë. Kryeministrja Theresa May premtoi hetim të plotë të ngjarjes, ndërkohë që shumë pyetje janë ngritur mbi faktin që zjarri u përhap me një shpejtësi të tillë marramendëse. Shkaqet e flakëve që u deshën 24 orë të viheshin nën kontroll nuk janë zbardhur ende plotësisht, ndonëse në media thuhet se zjarri nisi nga shpërthimi i një pajisjeje elektroshtëpiake, me gjasë, një frigorifer. Ndërkohë, një ditë më pas nga rënia e zjarrit janë publikuar foto të ndërtesës së shkrumbuar totalisht, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen ende në godinë.