I dukej monster, për familjen ishte fundi i botës kur u dashurova...

I dukej monster, për familjen ishte fundi i botës kur u dashurova me burrë të martuar” Estela rrëfen historinë e saj  

360
0

 

Estela Ujka, e cila prej vitesh njihet si femra ikonë e modës,  pa komplekse dhe me një guxim ndryshe nga shoqet e saj fashioniste, ajo ka ditur të mbajë një ekuilibër të mirë, duke thyer dhe “rregullat” e Instagram-it plot filtra . Por Estela ka treguar se dhe në jetën reale ajo di të jetë e vërtetë dhe origjinale. Estela Ujka ishte e pranishme në shfaqejen e organizuar nga ORAT dhe ka emocioniar me rrëfimin për jetën e saj personale.

Blogerja ka treguar se vite më parë kur i tregoi familjes për partnerin e saj, ata nuk e kanë dashur sepse ai kishte qenë i martuar.

“Ndodhi që u dashurova, me njeriun, atëherë, të gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar. Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Sigurisht që pati edhe momente dhune; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia”, tregoi Estela.

Më tej ajo shtoi se partneri në dukje i gabuar sot është babai i vajzave të saj dhe janë mjaft të lumtur.

“Sot, zgjedhja ime, në dukje e gabuar, është babai i tre vajzave të mia, ai me të cilin kam ndërtuar jetën. E dua dhe vazhdon të më dojë njësoj. Nuk është ai monstra që mendonin prindërit e mi,” përfundoi blogerja

Paçka të gjithave, Estela na ka treguar se ka një familje të lumtur, të cilën e ekspozon vazhdimisht, duke marrë edhe më shumë klikime, sesa kur del vetëm. Gjatë këtyre viteve, ajo ka kuptuar se, kur je vetvetja, njerëzit të pëlqejnë më shumë, dhe këtë mundohet ta transmetojë gjatë përditshmërisë së saj. Si nënë e tri vajzave, pasditet e saj ia kushton të gjitha familjes. Maksimumi që i lejon vetes, është një aktivitet, mundësisht në fundjavë. Ajo gjithashtu është bankiere e bashkëshorte dhe e gjithë kjo kërkon përkushtim dhe pasion.