HALIL RAMA – Profili i autorit të 23 librave dhe 7 dokumentarëve...

HALIL RAMA – Profili i autorit të 23 librave dhe 7 dokumentarëve televizivë

424
0

Në 23 librat e tij sjell artistikisht ngjarje e personazhe që të lënë mbresa

 

Nga Eglantina ALLIAJ

 

  • Me reçensat dhe analizat e veprave letrare të Teodor Laços, Zija Çelës, Bashkim Hoxhës, Shefki Karadakut, Preç Zogajt, Fatmir Terziut, Ahmet Prençit, Shefqet Mekos, Flamur Buçpapajt, etj; apo dhe të monografisë “Kur mbretëron karakteri-Renald Reagan” të autores amerikane Peggy Noonan, të botuara në gazetën prestigjioze “NACIONAL” – ndër më konkurrueset në tregun mediatik shqiptar, Halil Rama është bërë tashmë i mirënjohur për lexuesin e publikun e gjerë…
  • Krijimtaria e Halil Ramës është vlerësuar nga personalitete të shquara të letrave si: Teodor Laço, Prof.dr.Shaban Sinani, Prof.Bujar Kapexhiu-“Nderi i Kombit”, Dr.Mujo Buçpapaj, Prof.Dr.Fatmir Terziu – “Mjeshtë i Madh” (dekoruar edhe me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, si dhe nga shkrimtarët e mirënjohur: Preç Zogaj, Shpendi Topollaj, Dr.Hajri Mandri, Andon Andoni, Shefqet Meko, Sakip Cami, Dr.Fejzulla Gjabri, Naim Berisha, Namik Selmani, Dr.Selman Mëziu etj.

 

 

 

Me 23 libra: monografi, profile, reportazhe, tregime e kritikë letrare dhe shtatë dokumentarë televiziv (si skenarist dhe regjisor), Halil Rama renditet padyshim ndër shkrimtarët dhe publicistët më produktivë e cilësorë. Kjo edhe për faktin se librat e tij janë vlerësuar nga personalitete të letrave shqipe, si Teodor Laço, Prof.Dr.Shaban Sinani, Prof.dr.Bujar Kapexhiu-Nderi i kombit”, Prof.Dr.Fatmir Terziu, poeti, prozatori dhe politologu Preç Zogaj, Dr.Mujë Buçpapaj, Dr.Hajri Mandri, Dr.Fejzulla Gjabri, nga shkrimtarët Shefqet Meko, Andon Andoni, Namik Selmani, Sakip Cami, Selman Mëziu, etj.

Me reçensat dhe analizat e veprave letrare të Teodor Laços, Zija Çelës, Bashkim Hoxhës, Shefki karadakut, Preç Zogajt, Fatmir terziut, Ahmet Prençit, Esheref Ymerit, Shefqet Mekos, Flamur Buçpapajt, Avni Ndreut, Barie Çupit, Demir Rusit, Mevlud Bucit, etj; apo dhe të monografisë “Kur mbretëron karakteri-Renald Reagan” të autores amerikane Peggy Noonan, të botuara në gazetën prestigjioze “NACIONAL” – ndër më konkurrueset në tregun mediatik shqiptar, Halil Rama është bërë tashmë i mirënjohur për lexuesin e publikun e gjerë…

Kështu, nëse Preç Zogaj shprehet për librin e parafundit se “Magjia e fjalës” (Botim i UET PRESS), përveçse një adresar titujsh për t’u lexuar dhe një koleksion citimesh që në lidhjen e tyre krijojnë një buqetë perlash për njohjen dhe kujtesën, është një shërbesë e madhe letrare dhe intelektuale në këto kohë të vështira për artin dhe kulturën…” dhe:  Nëse do të përfytyronim një “Urdhër” për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës si pasuri e shoqërisë dhe njerëzimit, Halil Rama është aty në shërbim të librit në gjuhën shqipe”, Prof.dr.fatmir Terziu, për librin e 23-të të këtij autori “Ekzaminimi i diktaturës në vepra letrare”, të sapobotuar nga Shtëpia Botuese “Nacional” shkruan se: “Shkrimtari nuk do fjalë “ngushëlluese” prej miqve shkrimtarë, ai nuk do të ndjejë në vend të realitetit ato fjalë që do ta ngushëllonin, qoftë pak ose aspak, por një kritikë që i shërben pozitivitetit dhe inkurajimit të të shkruarit. Këtë e bën mrekullisht Halil Rama. Ndaj gjithçka që ndodh në këtë libër është ndryshe, është korrekte, është përcaktore, është dashamirëse, është një ndjesi profesionale që kërkon të paraqesë, prezantojë dhe jo të sulmojë në asnjë rast”.

MJESHTËR I PROFILIT

 

Në 23 librat e tij, Halil Rama prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe si shembëlltyra që të mbeten në kujtesë. Tërë publicistika e tij është në një linjë vetëpërmbushëse, ku autori me mjeshtëri di të përveçojë protagonistë të veshur me detaje që vetëm syri i mprehtë dhe mendja pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht.

Veëanërisht në dy monografitë e botuara dy vitet e fundit: “Muhurri, histori dhe personalitete”, (me 712 faqe në 17 kapituj) dhe |Fluturon shqipja mbi Korab”, si dhe në librat e shkruara dekadën e fundit nga ky autor, zbulohet thelbi i marrëdhënieve njerëzore. Jetët e personazheve realë, janë të mbushura me pasione dhe emocione të pandalshme, drejt sfidës së jetës, drejt suksesit. Shkrimi i tij depërton thellë në shpirt dhe zbulon botën delikate të intelektualëve dibranë, kukësianë, durrsakë, shkodranë etj, në strukturën e tyre si njerëz të matur që veprojnë në kontekst duke marrë prej tij, maksimalisht suksesin. Ashtu siç është edhe vetë në jetë autori Halil Rama, personazhet realë që përshkruan në librat dhe esetë e tij janë karaktere që bartin dashuri dhe buonsens, veti të qenësishme inteligjence.

Në fushën e të shkruarit dhe në disa institucione ku ka punuar evidentohet këmbëngulja dhe vullneti i tij për të studiuar, për të mbledhur burimet parësore, për të mësuar nga përvoja e tjerëve që është pjesë e stilit të punës kërkimore të Tij.

Halili e formoi personalitetin e tij, jo vetëm në praktikën krijuese voluminoze por edhe me studime të integruara formale universitare për drejtësi, (duke fituar edhe titullin “Avokat”) çka i ka dhënë një surplus në interpretimin e dukurive shoqërore dhe ngjarjeve pikante të historisë. Ai i vendos intelektualët që nuk jetojnë dhe ata që jetojnë dhe kontribuojnë ende, secilin në vendin dhe piedestalin e merituar. Dashuria dhe ngrohtësia me të cilat i mbështjell ata, janë shprehje e humanizmit dhe shpirtit patriot, demokrat e liridashës të autorit.

Lexuesi mund të shijojë drejtpërdrejtë nokturnet dhe romatikën që shpërfaqen në librat e H.Ramës (për gjeneral Rrahman Parllakun, Liri Belishovën, Muharrem Xhedikun, Skënder Calën etj) shkruar me një stil të rrjedhshëm, që ngjajnë me një ese të gjatë liriko-epike, si një databazë e plotë e vlerave të tyre, duke plotësuar harmonishëm tablonë gjigande të njerëzve të ditur, të urtë e patriotë. Veçanërisht “Muhurri, histori dhe personalitete”, “Fluturon shqipja mbi Korab”, “Magjia e fjalës”, AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”dhe “Ekzaminimi i diktaturës në vepra letrare”,  të botuara në harkun kohor të  tre viteve të fundit (2019-2022) lexohen këndshëm nga përdorimi me mjeshtëri i mjeteve gjuhësore dhe stilistike, ngjyrimeve emocionale që fitojnë ngjarjet dhe personazhet, nën talentin dhe profesionalizmin e Halil Ramës. Madje siç shprehet shkrimtari dhe publicisti i njohur Shefqet Meko:”Halil Rama shkruan thjesht, pa bujë dhe bërtitje, me gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme qartë dhe rrejdhshëm. Ai e përdor fuqinë shprehëse të shqipes si ‘antikorp’ gjuhësor ndaj çdo huazimi të huaj, që ka çibanuizuar lemeritshëm shtypin, rrjetet sociale, median dhe ekranet shqitare.

Krijimtaria e Halil Ramës është vlerësuar nga personalitete të shquara të letrave si: Prof.dr.Shaban Sinani, Prof.Bujar Kapexhiu-“Nderi i Kombit”, Dr.Mujë Buçpapaj, Prof.Dr.Fatmir Terziu – “Mjeshtë i Madh” (dekoruar edhe me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, si dhe nga shkrimtarët e mirënjohur: Shpendi Topollaj, Dr.Hajri Mandri, Andon Andoni, Shefqet Meko, Sakip Cami, Dr.Fejzulla Gjabri, Naim Berisha, Namik Selmani, Dr.Selman Mëziu etj.

NGJARJE DHE PERSONAZHE QË TË LËNË MBRESA

 

Në 23 librat e tij ai sjell artistikisht ngjarje e personazhe që të lënë mbresa, por dhe jehonën e vendlindjes së tij të bukur dhe të dashur, si shembëlltyrë e jehonës që vjen nga e shkuara tek e sotmja dhe na zgjon të gjithëve e na thërret, për më shumë humanizëm, dashuri e dinjitet.

Mjeshtri i Madh Halil Rama është qëmtues i hollë i ngjarjeve e fenomeneve  shoqërore dhe politike, personazhet e këtij autori, asnjëherë nuk kanë qenë rastësor dhe të çfarëdoshëm, por janë të përzgjedhur dhe me vlera e kontribute në fushat e tyre.

Nga viti 2010, boton në vijimësi opinione, dossier dhe reportazhe  në të përjavshmen letrare&kulturore “NACIONAL”, në të përditshmet “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Koha Jonë”, “Telegraf”, “Standard” dhe “Dita”, sidhe në portalet vision.com; fjala e lirë: alb-spirit, etj

Halil Rama deri më tani, ka shkruar e botuar 23 libra: monografi, reportazhe, tregime, poezi e kritikë letrare; që të gjitha të mirërealizuara dhe me vlera ideo-artistike, të cilat  kanë përcjellë te lexuesi i shumtë vlera të padiskutueshme letrare, historike e shoqërore.

Gjithashtu, është me vend të theksohet se edhe detyrat që ka kryer gjatë jetës së tij janë kryesisht në fushën e kulturës, si në Muhurr edhe në Bulqizë, dhe në atë të administratës publike, ku punon prej vitesh dhe aktualisht,  në bashkinë e Tiranës: Përgjegjës i shtëpisë së kulturës Muhurr (1980-1981),  metodist i punës kulturore në minierën e mermerit Muhurr (1983-1987), metodist i punës kulturore në Shtëpinë e Ushtarakëve në Bulqizë (1987-1991), Sekretar i Këshillit Pluralist të Këshillit të Qytetit të Bulqizës (1991-1992), përgjegjës i sektorit të Administratës dhe kryeredaktor i gazetës “Bulqiza”-Këshilli i Rrethit Bulqizë (992-1997).

Halil Rama ka kryer detyrën e gazetarit e redaktorit në dy nga gazetat më të mëdha ditore të vendit “ALBANIA” e “Rilindja Demokratike” dhe detyrën e  kryeredaktorit e të drejtorit në 5 (pesë) gazeta të tjera periodike si “Vizioni Liberal”, (2008-2012),  “Kamza”-Bashkia Kamëz (2010-2012), “VETERANI”(2002 e në vazhdim etj.

Halil Rama është edhe anëtar i Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve (që i ka dhënë titullin « akademik », anëtar  i kryesisë së “Shoqatës Bulqiza” dhe kryeredaktor i “Gazetës Bulqiza” që prej vitit 1992 e në vazhdim, duke merituar respektin e dhe mirënjohjen e të gjithë bashkëpunëtorëve për kontributin e tij me kompetencë, përkushtim dhe profesionalizëm, si dhe ku e ka afirmuar veten si një zë i fuqishëm dhe me autoritet, si një model  për brezat e rinj.

Duke pasur parasysh sa më sipër, ndajmë mendimin se ky autor, me punë, kontribute e dinjitet e ka rreshtuar veten në elitën e publicistëve dhe krijuesve dibranë dhe në mesin e atyre  më me kontribute në vend.

Ndaj, edhe titujt e lartë  “Mjeshtër i Madh” (2018) dhe “Akademik” (10 qershor 2022), Avokat-Dhoma e Avokatisë Tiranë dhe “Ambasador i Paqes” (2022),  për zotin Halil Rama janë plotësisht të merituar.