Gruaja që ka jetuar me 28 mijë mace

Gruaja që ka jetuar me 28 mijë mace

429
0

 

Ajo, tani jeton me më shumë se 1000 mace. Quhet Lynea dhe merret me shpëtimin dhe strehimin e maceve të braktisura. Në 24 vitet e fundit, ajo ka jetuar me rreth 28 mijë mace. Më parë, Lynea ka jetuar në një shtëpi luksoze, ndërsa ka kohë që ka kaluar në një shtëpi më të thjeshtë, si shkak i përkujdesjes ndaj maceve të saj. Ajo, së bashku me ekipin e saj, fillojnë punën në orën 4, për t’ju dhënë ushqim ushtrisë me mbi 1000 mace. Lynea është bërë teknike e veterinarisë, në mënyrë që vet të kontribuojë më shumë në rritjen dhe kujdesin ndaj maceve dhe të ulë shpenzimet. Një herë në javë, vjen ekipi i veterinarëve për të kontrolluar gjendjen e maceve që Lynea mban në shtëpi. Shikoni videon më poshtë.