Grida Duma shpalos projektin e saj “KOHA PËR POLITIKË”, çfarë duhet të...

Grida Duma shpalos projektin e saj “KOHA PËR POLITIKË”, çfarë duhet të bëjë e djathta për ARSIMIN, INVESTIMET, SISTEMIN ZGJEDHOR, SHTETIN SOCIAL e PRONËN

325
0

Nga Grida Duma

Historia ka emra dhe është ndërtuar me emra individësh, të cilët duket se ndahen në ata që kanë ndërtuar sisteme me të tjerët, prej të tjerëve dhe për të tjerët , dhe është dëmtuar nga individët që kanë ndërtuar sisteme nga të tjerët drejt vetes dhe për veten.

Jo pak mendje të ndritura e kanë përshkruar Shqipërinë,  përgjatë historisë është si: larg, si të larguar nga fati i vet i merituar: por kjo  nuk e bën atë të dështuar, por vetëm të vonuar. Ashtu si e shoh unë, Shqipëria jo vetëm nuk është e dështuar, është e pandihmuar, e penguar thjeshtë e vonuar.

Kjo vonesë  ndoshta metaforikisht është paaftësia apo mos bashkëpunimi  me fatin e saj, me mundësitë e veta me potencialet që ka.  Dhe patjetër duhet shtruar shumë herë cështja, Cfarë na shtyn të jemi pengues në bashkëpunimet tona?!

Sot politika është si muri ku përplas kokën dhe s’ke ku shkon, në fakt ajo nuk duhet të jetë muri që pengon, por konstrukti që ndërton.

Nuk është shpikur as gjetur ende një sistem që zgjidh gjërat vec politikës; ajo ndërtuesja është politika.  Me c’kam parë dëgjuar lexuar, politika është zgjidhësja. Vec saj, cdo gjë tjetër nuk është politikë.

Nga këtu lindi emërtimi i kësaj trajtese, “Koha për politikë”; të bëjmë politikë dhe të përfshihemi të ndërtojmë me potencialet e të gjithëve. Jo pengesa, por shtysa.

Kur shohim shifrat në rënie të atyre që nuk besojnë më tek politika, nuk mund ta lexojmë këtë si avancim shoqëror, por si një qeverisje nga apatia nga mpirja nga inercia.

Botim i kësaj trajtese sot vjen rishtazi si një vijim i botimit në 2013 i “12 teza përtej 2013”, atëherë sapo kishte ndodhur rotacioni politik dhe ndokush me të drejtë mund ta shihte si nonsens që sapo fiton e majta shkruhen teza plotësisht të djathta. Atëherë besoja fort si edhe sot që Shqipëria ka nevojë për të djathtën e plotë në qeverisja, ka nevojë të ndertojë një sistem të bazuar tek më të fortët e vet në aftësi zhvillimi, tek më të mirët në cdo sektor, dhe të maksimizojë manaxherialisht burimet e veta, në administrim dhe në strategji. Vec kësaj besoj që kemi detyrim të shpalosim idetë në cdo kohë që ato na jepen brenda vetes dhe ti ofrojmë ato, sepse vetëm idetë nuk janë pronë e vetes.

Më kujtohet këtu kur pyeta Kadarenë për mardhënien e tij me besimin me Zotin, ai tha unë e kam të qartë që kur kam muzë për krijim, është një prezencë e hyjnores, pra idetë nuk janë të vetes ato duhet të shpalosen.

Koha për politikë në të voglën e vet është vetëm një detyrim për të shpalosur idetë, ato le të diskutohen le të debatohen dhe le të hidhen poshtë por duhet të shkojmë në politikën e ideve jo formalizmave.

Dhe vetëm kështu do të kemi shqiptarët me vetë, jo inercinë e historisë.

Idetë në këtë përmbledhje nuk janë as zbulesë as gjetje, por vetëm shtysë për përfshirje dhe  ndërtuar.

E kam nisur me antropologjinë e kontratës sociale shqiptare, nje analizë mbi fuqinë tonë të bashkëpunimit me njeri tjetrin dhe aftësinë për të komunikuar drejtëpërdrejtë, është trajtesa ime e preferuar aty sepse besoj që është embrioni i suksesit. Duke qenë se shqiptarëve I ka munguar në histori kontrata e mirëfilltë kapitaliste ka një mungesë të bashkëveprimit pa paragjykime, komunikimi I drejtëpërdrejtë mungon dhe krijohen kuptimet nga ajo që na thonë nënkuptimet. Pse bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në grup është ende i vështirë dhe si do ta kthejmë këtë në potencial. Si ndihmon kontrata Smithjanë për këtë.

Vijon me një sistem të riparë kushtetues,

Parlamentin dy-dhomësh , pse nuk kemi luksin të humbim eksperiencat e njerëzve dhe njerëzit me eksperiencë, dhoma e dytë e parlamentit duhet të ketë senatorët e eksperiencës të cilët do të mund të shqyrtojnë ligjet nga perspektiva e gjatë në poste drejtuese, akademikët, ish presidentët, ish prokurorë të përgjithshëm apo kryetarë parlamenti, ish deputetë të disa mandateve ekspertë të shoqërisë civile apo të ekonomisë së tregut.

Referendumet, forcimi dhe lehtësimi i tyre,  mosbesimi tek politika mund të riparohet vetëm duke I dhënë qytetarëve sa më shumë demokraci të drejtëpërdrejtë, referendumet dhe me një numër të realizueshëm firmëtarësh duhet të jenë demokracia e shpejtë e drejtëpërdrejtë, vetëm kjo mënyrë I sjell njerëzit tek zgjidhjet, por jo vetëm kaq bën që qytetarë të kuptojnë që politika ndër të tjera ka vështirësi, nuk është vetëm ajo ‘përfituesja’ është angazhuese është mbajtësja e përgjegjësive ,

Një sistem i ri elektoral; të sigurosh votën është njëra anë, është pjesa e fundit e zinxhirit, por a mundet të ndërtojmë një sistem që I jep qytetarit jo vetëm të drejtën të votojë I lirë por të zgjedhë se kush do të kandidojë, ta kalojmë listën e kandidatëve për deputet nga partia tek shoqëria, a do të ishte e duhur të kandidonin ata që kanë punuar për njerëzit që kanë besimin e qytetarëve, a mund ta maksimizojmë energjinë e tyre të punojnë për qytetarët dhe jo për të qenë pjesë e një liste të paraemëruar, listat e hapura apo mundësisht një sistem proporcional kombëtar a i jep forcë funksionale demokracisë tonë dhe na nxjerr nga tranziconi,

Shqipëria që prodhon, Shqipëria markë, shqipëria që duhet të dijë se cilat avantazhe ka në ekonominë e vet, me cilët sektorë do të hyjmë ne tregun europian, unë kam trajtuar avantazhet ebujqësisë, të energjisë apo turizmit, duhet të analizojmë mbi këtë dhe gjykoj se duhet të kemi një dakortësi përtej një apo dy mandatesh. Pas vendimit për avantazhin tonë krahasues duhet angazhimi për të investuar aty pa mjegull.

Investimet e huaja, mendoj që të gjithë e dimë që nëse sjellim na shqipëri sa gishtat e dorës investitorë multinacional amerikane apo europianë kemi lobuar për shqipërinë, është mbrojtja dhe siguria më e madhe për vendin. Kur Konica siguroi një takim më Ministrin e Jashtëm Austriak, I kërkoj vetëm 5 min dhe e nisi, në shqipëri ka naftë. Sigurisht nuk mund të prodhojmë Konicën sot ai vjen ose jo në histori, porn a duhet qartësia se duhet ti ofrojmë lehtësi të mëdha investitoreve globalë.

Arsimi, jo më populizëm, duhet të qartësohemi që arsimi është I shtrenjët, cmimi për arsimin duhet të jetë I qartë dhe vetëm nga kjo mund të diskutojmë si dhe kush do ta paguajë, pas kësaj duhet të dakortësojmë që univeristet pa kërkim shkencor të mirëfilltë nuk ka dhe diplomë pa lidhje me ekonominë e tregut smund të tolerojmë. Të gjitha këto duan liri akademike, zhdukje bordesh administrative që udhëhiqen për hunde nga ministritë.

Asistenca sociale, jo mëshirë por ringritje askush sduhet të marë asgjë për tu zhytur më keq në të, duhet doemos të jepet asistencë dhe të aktivizohen në punë komunitare të gjithë të aftët për punë. Përndryshe asistenca sociale është vetëm një garzë që mbulon infeksionin e varfërisë, dhe sic është jo transparentë eshte një levë elektorale që ngrihet ose ulet para fushatave.

Pensionet fond aktiv investimi por kurrësesi investimi i tyre sduhet lënë pa monitorimin e shtetit, sot ekziston reziku që pensionet pas dhjetë vjetësh të dështojnë e mos të mbulojnë dot pagesat e pensionistëve, nëse investohen të lidhura me investimet strategjike të huaja mund të sigurojmë që jo vetëm të mos jena barrë për buxhetin e shtetit por të kalojnë në një minimum të lartë.

Prona, kthimi i pronës në mënyrë të plotë, legalizimi mund të ndodhë por duhet sigurar me nje kredi zhvilimore shtëtërore që të paguhet pronari dhe legalizimi të paguhet  me këste, të mbyllet dëmi i krijuar pronarëve me këtë skemë.

Karta ë shëndetit dhe shëndetësia, në emër të shëndetësisë për të gjithë nuk duhet të përfundojmë që të gjithë të paguajmë shëndetësi të dyfishtë. Karta e shëndetit duhet të jetë e transferueshme, ajo që është paguar nga kontributi në pagë duhet doemos të transferohet në cdo insitucion privat apo public shëndetësor. Trajtim urgjent për rikthimin e mjekëve të munguar në vend.

Të gjitha këto dhe më shumë diku janë përsëritje diku janë përmirësime të ideve që nuk janë e s’mund të jenë të miat, herezi po ta konsideroja kështu.

Rishqyrtimi I këtyre tezave ka dhe një tjetër qëllim, janë aplikuar ide të djathta nga një qeverisje e majtë, por vetëm në sipërfaqe më pas ato janë aplikuar si e majtë autokratike pa konkurecë  me paravendosje. Kjo akoma më shumë më shtynte të theksoja që dëmin po ja vënë ideve të djathta për tia lënë atyre përgjegjësinë, e pamundur.

Përgjatë këtyre viteve të tranzicionit të gjatë shqiptar kam vënë re që pjesa më e mirë e më të mirëve hezitojnë të thonë shumë herë fjalën e vet, hezitojnë të ngrenë zërin në rrëmujën e zhurmës së pavlerë, e mendoj që s.duhet fajësuar askush që bën zhurmë më shumë por ndonjëheërë duhet fajësuar që e mira nuk e ngre zërin më shumë.

Nëse rrugët e të keqes kanë guxim të përsëriten e përsëriten, përse e mira ka frikë se mos bëhet monotone.

Uroj mos kem qënë aspak e tepruar apo monotone por di që qëllimi ka qënë për të ndërtuar më mirë.

Falenderime me shpirt kujtdo që bëri të mundur këtë botim, disave i jam mirënjohëse më shumë se vetes që kam fatin ti kem.