Grabitja në Rinas, publikohen emrat e të ndaluarve nga policia

Grabitja në Rinas, publikohen emrat e të ndaluarve nga policia

415
0

 

Policia ka ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se janë të implikuar në grabitjen e ndodhur më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit. Mësohet se ata janë F.Beqiraj, A.Bengasi, R.Sula dhe Saimir Çela.

 

Pasditen e djeshme janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

 

Mësohet se arrestimet lidhen me servisin ku është kryer modifikimi i furgonit që u përdor gjatë grabitjes. Furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” konsiderohet nga grupi hetimor si një minierë, pasi autorët aty kanë lënë mjaft prova, nga gjurmët e gishtave, deri të fijet e flokëve. Ekspertiza e tyre mund të çojë tek grabitësit, edhe pse ata janë munduar që më anë të spërkatjes me benzinë të dëmtojnë çdo gjurmë të mundshme që mund të kenë lënë.