Gjërat që duhen bërë pas një lindjeje cezariane; janë thelbësore për shëndetin...

Gjërat që duhen bërë pas një lindjeje cezariane; janë thelbësore për shëndetin e nënës

326
0

 

Pas një lindjeje me prerje cezariane duhet adoptuar një regjim dhe një seri veprimesh shumë të rëndësishme për shëndetin e nënës. Edhe pse bëhet fjalë për një ndërhyrje të sigurt, përsëri a ka risqe dhe komplikacione të mundshme.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mund të përjetoni disa shqetësime, të tilla si të vjellat ose një mpirje. Duhet të këshilloheni me mjekun dhe t’i tregoni se si ndjeheni në mënyrë që të vlerësojë situatën për t’u dhënë recetën e duhur.

Pas 24 orësh do t’ju kërkohet të filloni të ecni. Ndoshta do t’ju duhet të bëni dush deri në ditën e tretë për të shmangur infeksionet e plagës.

Shumica e grave që i janë nënshtruar një prerjeje cezariane dalin nga spitali dy apo tre ditë pas ndërhyrjes.  Në këtë mënyrë, personeli mjekësor ka kohë të mjaftueshëm për të vendosur në praktikë masat e nevojshme pas një prerjeje cezariane. Sidoqoftë, më poshtë do të gjeni disa udhëzime që do të jenë të dobishme pasi të ktheheni në shtëpi.

1. Lëvizni ngadalë pas një lindjeje cezariane

Edhe pse i keni hequr penjtë, duhet të kujdeseni që të mos bëni sforco të tepërta, pasi mund të lëndoheni. Duhet të bëni hapa të vegjël për t’u shëruar më shpejt, por jo vetëm. Përpiquni të shmangni punët e shtëpisë dhe ngarkesat e tepërta, përveç të sapolindurit. Kërkoni sa më shumë ndihmë, qoftë të një anëtari të familjes apo miqve për të respektuar të gjitha gjërat që duhet të bëni pas një lindjeje cezariane.

Kur keni nevojë të teshtini, kolliteni ose qeshni, krijoni presion me një jastëk në zonën e prerjes. Ndërsa javët kalojnë, mjeku do t’ju sugjerojë se si të rifilloni aktivitetet e përditshme.

2. Ushqeni të voglin me gji në mënyrë korrkete

Ushqyerja e nëj të porsalinduri mund të duket e lehtë, por mbani mend se në këtë periudhë, efekti i anestezisë do të ketë kaluar dhe ju mund të përjetoni dhimbje të plagës.

Stafi mjekësor do t’ju tregojë se si ta mbani foshnjën në një pozicion që kërkon më pak sforco.

3. Duhet të keni durim derisa mitra të shërohet

Pasi fëmija lind, mitra fillon procesin e tkurrjes derisa të rikuperohet dhe të shkojë në madhësinë e saj fillestare. Për këtë qëllim, trupi sekreton një fluks gjaku dhe indi të vdekur nga mitra me ngjyrë të kuqe të ndezur. Kjo fazë mund të zgjasë maksimumi deri në 6 javë. Duhet të përdorni pecetat që ju kanë sugjeruar në spital. Ndërsa javët kalojnë, ngjyra këtyre sekrecioneve ndryshon duke u çelur derisa bëhet e verdhë.

4. Pini ujë mjaftueshëm

Përveç benefiteve të hidratimit, pirja e ujit do t’ju ndihmojë të evitoni kapsllëkun. Sidoqoftë, do të duhet të urinoni shpesh, përndryshe fshikëza do të mbushet dhe do të theksojë presionin mbi plagë.

5. Marrëdhëniet seksuale pas një prerjeje cezariane

Është e nevojshme të prisni 6-8 javë për të rifilluar aktivitetin tuaj seksual. Megjithatë, është e nevojshme të bisedoni me mjekun sepse ai e njeh më mirë gjendjen tuaj dhe mund të përcaktojë periudhën e nevojshme për të rifilluar aktivitetin seksual normal.

6.Mos lini pas dore simptomat e një infeksioni

Në një studim të botuar në revistën e Spitalit Universitar të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Mariana Grajales theksohen disa prej problemeve më të zakonshme pas një lindjeje me ndërhyrje cezariane, mes të cilave infeksionet e plagës kirurgjikale, apo endomentrioza, të dyja të shkaktuara nga mikrobet si Stafilokoku aureo dhe Escheria coli.

Disa nga këmbanat e alarmit të një infeksioni janë:

-Ndjeni më shumë dhimbje

-Keni ethe

-Zona eplagës është e nxehtë, e skuqur ose me qelb

-Aromë e keqe e lëngjeve vaginale

-Dhimbje ose djegie gjatë urinimit

-Ngjyrë e errët e urinës

-Dhimbje të forta në këmbë ose ënjtje

 

Koha e rekuperimit pas një lindjeje cezariane është më e gjatë krahasuar me atë pas një lindjeje natyrale. Sidoqoftë, konsultat mjekësore ju ndihmojnë për t’u kujdesur më mirë për ju dhe fëmijën tuaj.

/Living/