Ka startuar në këto momente në “Stade de France” përballja mes kampionëve të botës dhe Shqipërisë te drejtuar nga Edi Reja, që ka vendosur t’i besojë edhe njëherë skemës 3-5-2 dhe Odise Roshit, që e ka spostuar në të majtë me shpresën për të befasuar Francën. Edhe në konferencën e fundit për shtyp, Reja ka deklaruar se kërkon të befasojë transalpinët me lëvizje të shpejta dhe duket se formacioni i ndëruar nga ai, me Roshin e Hysajn nga krahët, Baren, Abrasin dhe Ramadanin në qendër dhe Uzinin pas Balajt, synon pikërisht këtë gjë.
Por kjo sfidë nuk ka nisur normalisht, pasi një problem ka shoqëruar Kombëtaren kuqezi, teksa organizatorët nuk kanë pasur gati “Himnin e Flamurit”, duke krijuar një situatë të paprecedent në futbollin modern, ndërsa nga sikletin i akumuluar, spikeri i stadiumit ngatërron Shqipërinë me Armeninë në dy momente!