Merr fund historia që tronditi botën, burri divorcohet nga gruaja 9-vjeçare

Merr fund historia që tronditi botën, burri divorcohet nga gruaja 9-vjeçare

661
0

Martesa e një 28-vjeçari me një vajzë 19 vjet më të vogël është anuluar nga autoritetet iraniane prej presionit publik. Pamjet e djalit duke u martuar me vajzën e mitur, 9 vjece u bënë virale, shkruajti gazetari Babak Tagve në Tëitter. Videoja u publikua në rrjet nga gazetarja që mbron të drejtat e grave, Masih Alinejad. “Emri i këtij pedofili 28-vjeçar është Milad Cheshani. Ai është anëtar i grupit militant Basij. Vajza quhet Fatima Sayyadi. Milad Cheshani mori lejen e gjykatës islamike për tu martuar me këtë vajzë të mitur”, shkruajti gazetarja.

 

Pas kësaj, 28-vjeçari tha se është martesë e përkohshme dhe kërcënoi gazetarët që e kritikuan për akte pedofilie. Kështu raporton gazetari Babak në llogarinë e tij në Tëitter.

 

Autoritetet iraniane nisën hetimet dhe anuluan martesën sepse, sipas ligjit iranian, një vajzë mund të martohet pas moshës 13-vjecare dhe djali pas moshës 15-vjecare. Ndërkohë prindërit e vajzës do të gjykohen si të dyshuar për organizimin e martesës së paligjshme.