Mbi 10 mijë vota të vetëdemtuara
Një fenomen interesant ka ndodhur në votimet e bëra më 30 qershor në Tiranë, ku nuk janë të pakta votat e dala si të pavlefshme.
Edhe pse procesi ende nuk ka përfunduar, rezulton se ka mbi 10 mijë vota të cilat janë shpallur të pavlefshme në kryeqytet. Në të 11 njësitë e kryeqytetit shqiptar gjenden vota të “djegura”. Disa prej tyre me gabime të rastësishme, ndërsa shumë të tjera të djegura qëllimisht nga qytetarët që kanë shkuar të votojnë në një proces ku kishte dy kandidatë, kryebashkiaku aktual Veliaj si dhe kanditati i Bindjes Demokratike Arben Skënderaj.
Votat e pavlefshme në Tiranë:
Njësia 1 – 857
Njësia 2 – 1549
Njësia 3 – 663
Njësia 4 – 784
Njësia 5 – 1717
Njësia 6 – 889
Njësia 7 – 1313
Njësia 8 – 609
Njësia 9 – 1191
Njësia 10 – 319
Njësia 11 – 849