Juventusi gati kontratën, Buffon i vendos dy kushte

Juventusi gati kontratën, Buffon i vendos dy kushte

331
0

Juventusi po mendon të rikthejë në skuadër portierin Gianluigi Buffon, duke i ofruar dhe një kontratë të veçantë.

Duket se pas një sezoni te PSG, Buffon është vetëm një hap larg rikthimit të tij tek skuadra e Juventus.

Por, në kontratën që i është ofruar, portieri italian ka shtuar dhe dy pika të tjera.

Sipas “Republika”, Buffon i ka kërkuar klubit të Juventusit që të luajë të paktën 8 ndeshje në kampionat, numër që do i garantojë tejkalimin e rekordin e pjesëmarrjes në Serie A, i cili mbahet nga Paolo Maldini.

Përveç kësaj do të ketë 2 ndeshje edhe në Ligën e Kampionëve. Nëse  kjo marrëveshje arrinë deri në hedhjen e firmave, Buffon do të përfitojë një pagë prej 2 milionë euro për vetëm 10 prezenca me bardhezinjtë.