Mos u çuditni, po veproni… ! Rilindasit vjedhin, por nuk …...

Mos u çuditni, po veproni… ! Rilindasit vjedhin, por nuk … Elmaz Sherifi

467
0

Elmaz Sherifi, ish-deputet dhe ish-ministër i PS-së, përmes një komenti në rrjetet sociale i ka drejtuar një thirrje intelektualëve që të veprojnë.

“Mos u cuditni, po veproni” !

Ne vitet 1945-1960 Shqiperia udhehiqej nga direktivat e Titos dhe Stalinit. Kinen qe na ndihmoi ne vitet 1960-1978, Enveri e demaskoi me Teorine e Botes se Trete dhe Shqiperia ishte udheheqese e Proletariatit Boteror. Ne vitet 1980-1990 sipas Ramizit Shqiperia nuk ishte as Lindje, as perendim.

Prandaj sajoi pluralizmin formal duke i shnderruar frontin demokratik, rinine, bashkimet profesionale, gruan, ato qe Stalini i trajtonte “rripat e transmensionit”” te Diktatures se Proletariatit te udhehequra nga partia. Fiks si keto zgjedhje. Rama krijoi dy opozita. Opoziten politike dhe opoziten parlamentare.

Per zgjedhjet vendore u sajua edhe Bindja Demokratike, duke futur ne listat mbeshtetese Socialiste dhe prap nuk u plotesuan 3000 mbeshtetes. Por KQZ me kater socialiste e regjistruan per te krijuar opoziten per zgjedhjet vendore. Bindja ende nuk eshte bere parti dhe nuk ka as organe drejtuese sipas Statutit te saj. E pranon edhe inicuesi i krijimit te saj kur e pyesnin si kryetar. Si pergjgjej me sinqeritet nuk jam kryetar. Jam kordinator !

Glover qe drejton misionin minitorues te ODHIR-OSBE ne raportin paraprak la te kuotohet se zgjedhjet nuk jane te ligjeshme se nuk eshte zbatuar dekreti te cilin sipas edhe asaj mund ta rrezoj Gjykata Kushtetutese. Pali/ Palmer, shkon ne absurd. Edhe ai thote se kush kundershton rezultatin zgjedhore, le te pres deri sa ai te krijoj Gjykaten Kushtetutese ! Pa patur asnje kompetence zgjidhjet u shpallen te rregullta edhe nga America, pa u sqaruar se cili Institucion e vendosi dhe nga Kojajcic si zedhenese e Komisionit Europian, i cili eshte pa mandat se akoma nuk jane krijuar Institucionet e reja.

Mos u cuditni qe ka deklarata te tilla. Por ngrihuni intelektuale te mos na perdhosin askushet. E njoh shume mire historine politike Departamenti i SHBA e hoqi nga puna ambasadorin e saj ne Greqi ne 1914, pse denonconte politikat e fqinjeve te Shqiperise dhe e dekoroi kur u vertetua se te njejten gje ben edhe keshilltaret e Presidentit Willson me raportin qe i pergatiten per Konferencen e Paqes ne Paris.

Palmer me njohurit e tij nuk do merrte note kaluese me te Drejten Kushtetutese me teorine e tij, se prisni sa te krijohet Gjykata Kushtetutese ?!

Mos u cuditni intelektuale patriot shqiptare, por veproni. Sot ne bote nuk ka vetem pasarela per femren a mashkullin me te bukur, por jepen cmime edhe per qenin me te shemtuar !

Vjedhjet e zgjedhjeve i kemi trasheguar qe nga Perandoria Osmane mea1908. Edhe ne vjedhje ne shqiptaret shkelqejme. Neje fshat te Perandorise Osmane dy kusar, nje i gjate e tjetri i shkurter te tunduar nga frutat e nje bahceje vendosen qe te vidhnin. Si profesioniste ne kusari i gjati e mori ne krah te shkurtrin qe jashte gardhit. Frutat i merte i shkuteri, ndersa i gjati e conte te pemet. Roja i kapi dhe i coi para pleqesise per gjykim. Kusaret nuk pranonin se kishin vedhur.

Kryetari i gjyqit te pleqeve u kerkoi te betoheshin sipas se drejtes zakonore. I gjati u betua se nuk kishte prek asnje frut me duart e tij. Ndersa i shkurteri u betua se nuk kishte hyre kurre ne kopesht me kembet e tij. Pavaresisht se vodhen ishin te qete se u betuan. Rilindasit vjedhin, por nuk dine te fshehin. Gramozi ua ka thene me kohe. Nese nuk dini te fshihni. mos hani…