Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari dhe trajneri i Tiranës

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari dhe trajneri i Tiranës

373
0

Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar teksa mësohet se është ndarë nga jeta Enver Rada. I njohur ndryshe me nofkën “Coci”, 86-vjeçari mbylli sytë përgjithmonë duke trishtuar mbarë opinionin sportiv. Po kush është Enver Rada? Të gjithë futbolldashësit shqiptarë nuk mund të harrojnë specialitetin e tij nga goditjet e këndit. Ish-lojtar i shquar i skuadrës së Tiranës në vitet 50’60’, ndërsa më vonë trajner i bardhebluve. Stafi i redaksisë së Newsport.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Radës për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut të tyre të dashur.