FOTOT/ “Qyteti mbi ujë”: Njihuni me anijen turistike më të madhe dhe...

FOTOT/ “Qyteti mbi ujë”: Njihuni me anijen turistike më të madhe dhe luksoze në botë

640
0

“Allure of the Seas”,është anija për pasagjerë më e madhe në botë, e ndërtuar në Finlandë. Ajo është në pronësi të Royal Caribbean International.

Kjo anije super-luksoze, e gjatë 360 metra, është një mega-hotel në ujë, që mund të zërë 5,400 deri në 6,296 pasagjerë, ndërsa ofron mundësinë e lundrimit në të gjitha detet e botes.

Kjo anije në fakt është një mini-qytet mbi ujë. Aty gjenden pishinat e mëdha që ofrojnë të gjitha llojet e sporteve ujore, pastaj, një qendër e madhe tregtare, si dhe të gjitha aktivitetet tjera argëtuese që ofron një hotel luksoz.

Për akomodimin e pasagjereve anija ofron 2.700 dhoma, ndërsa në shërbim të tyre janë rreth 3.000 pjesëtarë të ekuipazhit.

Për turistët fatlume që lundrojnë me këtë anije, në dispozicion janë 16 kuverta, ndërsa anija është e ndarë në shtate lagje, ku secila prej tyre është ideuar për moshat e caktuara, shkruan TO.

Ndërtimi i kësaj super-anije ka kushtuar 1.2 miliardë dollarë, ndërsa ajo është lëshuar në qarkullim, në vitin 2009.

Disa nga të dhënat kryesore të anijes janë:

Gjatësia: 360 metër (Titaniku kishte gjatësi 270m)

Gjerësia: 72 metër

Tonazhi: 225.000 T

Kapaciteti: 6,296 udhëtarë

Shpejtësia: 37.4 km/h

Kosto e ndërtimit: 1.2 miliardë dollarë