FOTO/ Kur dhimbja kthehet në dashuri, historia e mrekullueshme e ‘xhuxhit’ dhe...

FOTO/ Kur dhimbja kthehet në dashuri, historia e mrekullueshme e ‘xhuxhit’ dhe gruas së tij

1283
0

3799AB1600000578-3760072-True_love_-m-106_1472225971498-2

Dong Zhijun, i cili është shumë i shkurtër dhe bashkëshortja e tij Yuan Wanyu, e cila është viktimë e një djegie, provuan se kur bëhet fjalë për dashurinë, pamja nuk është gjithçka.

Sipas çiftit që jeton në Anshan, në provincën veriore të Liaoning të Kinës, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe mbështetja pa kushte janë çelësi i kësaj martese të lumtur.

Dong, 29 vjeç, është një biznesmen dhe ka lindur me sëmundjen e rakit. Kjo sindromë ndikon në mos zhvillimin e kockave, duke bërë që ai të mbetet shumë i shkurtër. Burri ka vuajtur nga shëndeti i ligë dhe kur ka qenë i vogël, pjesën më të madhe të fëmijërisë, e vitet e adoleshencës i kaloi në shtrat, sepse mund t’i thyheshin eshtrat. Dong ishte në gjendje që të ecte vetëm me paterica kur arriti në moshë të madhe.

Yuan Wanyu, 27 vjeç dhe burri i saj Dong, u takuan shtatë vjet më parë gjatë një seminari online për njerëzit me aftësi të kufizuara. Yuan është me origjinë nga qyteti Zhaoqing, provinca Guangdong e Kinës jugore. Ajo pësoi djegie të rëndë gjatë një aksidenti kur ishte vetëm një vjeç. Fytyra ju shpërfytyrua dhe ajo humbi të gjithë gishtat e dorës së saj të majtë dhe shikimin si rezultat i aksidentit.

Çfarë mund t’i ndodhte asaj më shumë?

Gjendja e dobët financiare e familjes së saj do të thoshin se ajo nuk mund të shkonte as në universitet pas shkollës së mesme. Pamja e saj ishte bërë gjithashtu një pengesë për të gjetur një punë në qytetin e saj.

Pasi Yuan takoi Dong online, çifti qëndroi në kontakt të ngushtë për një vit. Yuan ishte refuzuar nga disa kompani për shkak të pamjes së saj dhe Dong u bë shoku i saj. Shumë shpejt të dy ata ranë në dashuri me njeri-tjetrin. Ata janë martuar në vitin 2010 dhe thonë se janë shumë të lumtur.