
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj po shijojnë disa ditë pushimi buzë detit, bashkë me vajzën e tyre Ajka. Pak javë më parë Ajka mbushi 1 vjeçe dhe prindërit e saj vendosën të tregonin fytyrën e ëmbël edhe për publikun. Edhe pse e shfaqën publikisht në ditëlindjen e saj të parë, Xhensila dhe Besi mundohen të ruajnë privatësinë e të bijës duke mos e shfaqur të plotë.
Momente të ëmbla, babë e bijë, Bes Kallaku mban në krah Ajkën, veshur të dy me rrobe banjo. I emocionuar për gjithçka ka arritur në jetë, aktori i humorit shkruan: “Zot, a ke kohë 1 minut, veç me të falenderu për gjithçka. Zoti ju rujt t’gjithve”.