Çmendet moti, Australia nen stuhi dhe bore

Çmendet moti, Australia nen stuhi dhe bore

611
0

Ndërkohë që ne na kanë pushtuar temepreaturat përvëluese, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë me temperaturat që shkojnë deri në -3 gradë celcius.

Mediat e huaja raportojnë se për shkak të motit të keq një person ka humbur jetën, pasi një degë peme ra mbi të.

Dëbora, temperaturat e ulëta dhe kushtet e vështira  kanë çuar në mbylljen e rrugëve në të gjithë Victoria-n.

Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.

Resorti dimëror, Bou Bou Mountain është plotësisht i ndërprerë nga dëbora dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët.