Nuk ka qetësi, një tjetër tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Nuk ka qetësi, një tjetër tërmet i fuqishëm godet Greqinë

521
0

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur këtë mëngjes Greqinë. Mësohet se lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.0 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Kretës. Tërmeti me thellësi 62 km ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Ndërkaq, nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme. Kujtojmë se kohët e fundit në Greqi vijon të jetë aktive vatra e tërmeteve, pasi janë regjistruar lëkundje të shumta.