FOTO/ Artisti që krijon portret e muzikantëve të famshëm me notat muzikore

FOTO/ Artisti që krijon portret e muzikantëve të famshëm me notat muzikore

1499
0

Një artist dhe muzikant japonez ka krijuar portretet e figurave më të mëdha të muzikës botërore, përmes notave muzikore. Po flasim për Hayato Takanon i cili ka nisur të pikturojë karikatura që kur ishte fëmijë në Japoni. Po ashtu gjatë viteve të adoleshencës në Australi, ai iu përkushtua pikturës.

Arti i tij mori një kthesë të papritur në vitin 2002, kur ai i bëri një dhuratë të dashurës së tij, tani gruaja. Si një student i varfër i muzikës në Los Angeles, Hayato nuk kishte mundësi të blinte një dhuratë për të dashurën dhe vendosi që ta krijonte atë.

Ai përdori copa nga fletët e shqyera të muzikës nga grupet e saj të preferuara dhe  krijoi një foto kolazh për të. Që nga ajo kohë, si një muzikant dhe piktor, ai ka krijuar portretet e ikonave të muzikës së të gjitha kohërave.