Fitorja me e madhe e njeriut në jetë èshtë të fitosh zemrën...

Fitorja me e madhe e njeriut në jetë èshtë të fitosh zemrën e njerëzve! Nga Anila Ahmataj

1500
0

Anila Ahmataj, kandidtja për deputete e PDIU-së në qarkun e Vlorës, ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët në këtë sfidë të radhës të saj. “Ndihem e lumtur dhe krenare per gjithçka të arritur në jetë sepse fal jush miq,unë jam kjo që jam sot. Te dashur bashkëqytetarët e mi por në veçanti ju miqt e mi të shtrenjtë,desha të ndaj me ju disa fjalë zemre. Bashkë me ju kam nisur disa beteja,e sëbashku kemi ditur ti përfundojmë ashtu si’ç na ka hije. Jemi plasur e përplasur me fytyra njerzore e jo njerzore të cilat na kanē bërë më të fortë për të ecur para.  Në këtë sfidë të radhës pata nderin dhe privilegjin të kisha bashkëkandidues njerëz të cilët kafshatën e bukës në sofrën e tyre e kapërdijnë me fisnikëri e ndershmëri,duke shtruar si pecetë për thërrimet djersën e ballit. Në këtë betejë të radhës ku lufta më e egër bëhej pa armë e shpatë por me helmin e gjuhës dhe terrin e shpifjes,u munduan të na përdhosnin emrin por dritat nuk mund ti shuash me ujë. E kapur në krahun e tyre,midis njerzish intelektual e Shqipëtar autokton une do ta citojë si një privilegj dhe si nje nder të një burri tamam Shqipëtar Z.Shpëtim Idrizi. Tahir Muhedini,Arjol Shero,Teuta Ramaj dhe Z.Hekuran Halili ju falenderoj me zemër dhe ju them se fushata jonë ishte jo një beteje e humbur,dhe as një betejë e mbyllur,por është rruga jonë e përbashkët e sapo nisur. Të dashur miq, në rrugën time kam pasur gjithmonë njerëz të punës dhe dijes,njerëz të zot dhe të përgatitur,njerëz me durim dhe shpirtgjerësi.Mar shkas dhe dua të falenderoj ekipin tim të punës i cili jo vetēm në këtë nisëm por kurdoherë janë në gadishmëri të plot,Znj.Eva Sulaj Hysenaj, Znj.Klarita Caushi Hoxhaj, Besmir Kociraj, Liro Likaj #Andjus_Hysenaj,Miri Hoxhaj dhe shumë miq të tjerë të cilët më kanë mbēshtetur dhe qëndruar afër në gjithë fushatën elektorale.Pa lënë pas edhe miq e kolegë të gazetarisë në qytetin tim në qytetin e Fierit e Tiranes,por edhe më gjerë si Shkup e Maqedoni. Falenderoj Televizionin Apollon,Presidentin e tij Z.Artur i cili ka bërë të mundur publicitetin dhe promovimin e çdo nisme time si kulturore ashtu edhe politike. Falenderoj tre kolegë të mi gazetar për këtë fushatë Znj.Eglantina Alliaj Z.Besnik Sulejmani si dhe kolegun nga Shkupi Z.Ejup Ju-pi Berisha për suportin mediatik si brenda edhe jashtë qytetit tim. Miq ne nuk e humbem betejën,as e përfunduam !  Ne sapo e filluam atë. Me shumë respekt dhe përulje para ju miqve të mi. #LAB_ÇAM_NJË_ATDHE_KAM”-përfundon statusti i saj në FB.