Ekskluzive/ Befasia e adoloshentes nga Gjirokastra. Krijon dhe interpreton muzikën moderne pa...

Ekskluzive/ Befasia e adoloshentes nga Gjirokastra. Krijon dhe interpreton muzikën moderne pa filtra, kopje e botoks”

8721
0

“ Si më inkurajoi mjeshtër Saraçi, bashkëpunëtori dhe frymëzuesi im”

NGA NERTILA SPIRI

“I still love you”-Kënga e parë e 19 vjeçares nga Gjirokastra Stefani Spiri e krijuar si muzë frymëzimi i një vajze të ciltër që gjithë jetën i është përkushtuar muzikës. Kënga e Stefanisë është një rrezatim i shpirtit të saj të çiltër, që ka brenda jo vetëm embëlsinë e muzikës, por dhe thellësinë e mendimit muzikor si dhe interpretimin e saj që të lë pa fjalë. Për Stefaninë interpretimi është pak, prandaj këtu ajo ka guxuar shumë më tepër: krijoi vargje, i veshi me muzikë dhe në fund gjithçka e realizoi me zërin e saj melodioz.

Fotografia e Stefani Spiri

Stefani Spiri, 19 vjeçe rritur sa në Janinë dhe Gjirokastër ka prekur notat e muzikës me violinë që në moshën 5 vjeç. Kjo falë talentit të saj, por dhe ambientit ku po rritej, vajzë e një familje muzikantësh, ku të gjithë nëna, babai, përfshi dhe motrën më të madhe Grijdën ushtronin një vegël muzikore. Familja Spiri në Gjirokastër ishte një orkestër e vërtetë, ku dirigjenti i grupit kryefamiljari Gjergji programonte kohën e mësimit të muzikës sa për vete, si mësues muzike në Universitetin e Gjirokastrës, aq dhe për dy vajzat e tij Grijdën dhe Stefaninë . Fotografia e Stefani SpiriKështu kaloi jeta e Stefanisë sa në Gjirokastër dhe Janinë ku në moshë shumë të vogël do niste intrepretimin me violinë në disa orkestra të vogla në shkolla apo koncerte lokale në qytete të Greqisë. Në moshën 10 vjec ka luajtur “Vivaldin” ne Venecia të italisë, si soliste, me orkestrën simfonike greke. Pas disa krijimeve muzikore, “l still love you” është e para këngë  të cilën Stefania publikon në youtube dhe  ku gjithcka mban “firmën” e saj nën orkestrimin e mjeshtrit të mirënjohur të muzikës Shpëtim Saraçi.

Fotografia e Stefani Spiri

Pse ju pëlqen kënga Stefani, si i keni hyrë kësaj rruge?

Krahas mësimit të violinës mua më pëlqen shumë të krijoj dhe këndoj këngë. Të jem e sinqertë prindërit e mi në fakt nuk donin që unë të meresha me këtë gjini muzikore, pasi ata më kishin futur në mendje dhe shpirt violinën dhe donin që gjithë përkushtimi im të ishte aty. Ëndra e tyre ka qënë dhe është violina. Prindërit e mi të dy muzikantë na e imponuan këtë vegël dhe dashurinë për të që të vogla. Motra ime Grijda studion doktoraturë në SHBA për muzikë. Unë në Korfuz jam në Akademinë e Arteve për violinë. Por e ndiej se krahas violinës kam shume për të dhënë. Këngën dhe krijimtarinë muzikore e shoh të lidhur shumë me violinën.

Fotografia e Stefani Spiri

Kjo është kënga jote e parë, s’e besoj se do mbeteni me kaq apo jo?

Kjo është ajo çka ka njohur për herë të parë publiku prej meje. Edhe me parë kam bërë krijime .Por për fatim tim të madh këtë këngë e dëgjoi dhe Shpëtim Saraci . Ai më inkurajoi  dhe kurrë s’kam për t’i harruar fjalët e tij kur më tha  “Stefani vazhdo të krijosh, ke talent, do jem gjithnjë bashkëpunëtori yt,  muzikën ti do ta krijosh vetë”. Këngën që kam publikuar e kam dhuratë prej tij përfshi  ORKESTRIMIN dhe INÇIZIMIN. Një falenderim dhe për  Visar Markun “Vismedia” , ish nxënësi I mamasë time që prodhoi këtë videoklip (edhe ky dhuratë). Kam gati dhe krijimin tim të dytë, por kjo i mbetet surprizë së ardhmes. Edhe kënga e dytë është e tëra gjithçka imja.

  

Si ndiheni pas kësaj?

Shumë më e lehtësuar. Realizova një ëndër timen, fitova një bashkëpunëtor dinjitoz si mjeshtër Saraci dhe në fund të fundit si gjirokastrite që jam gjithcka me ”kosto zero”. Nuk e rëndova financiarisht familjen time modeste që është përpjekur kaq shumë për ne të dyja, mua dhe motrën timë. Janë përpjekur dhe kanë sakrifikuar kaq shumë.   

Kjo ishte Stefani Spiri, stuentja e talentuar që prodhon dhe intrepreton muzikën e shpirtit “pa botoks”. Gjithckca që synon Stefania është të krijojë muzikë, një muzikë të prekshme për të gjithë, një muzikë profesionale dhe jo muzikë “tallavaje”apo “kompjuterash”. Dhe për të po kaq i rëndësishëm sa krijimi është edhe shkollimi, prandaj i është përkushtuar studimeve në akademi.