Meta kërcënon me mosnjohje të zgjedhjeve dhe mosdekretim të qeverisë së re

Meta kërcënon me mosnjohje të zgjedhjeve dhe mosdekretim të qeverisë së re

464
0

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka dalë para mediave sot për të njoftuar për një takim të madh të LSI-së ditën e enjte ku do prezantohen kandidatët e LSI-së por ai ka folur edhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Por i gjithë thelbi i konferencës nuk kanë qenë akuzat ndaj Ramës dhe Bashës, por një shantazh i presidentit të ardhshëm. Ai ka paralajmëruar mosnjohje të zgjedhje dhe mosdekretim të qeverisë së pas 25 qershorit. “Mos ti shkojë mendja njeriut të prekë një votë se as në ëndërr më të keqe nuk e ka parë… dhe kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës tek sera por e Ilir Metës  dhe askush të mos besojë se do të ketë dekret për kryeministër apo ministër. Mos ti shkojë mendja njeriut të prekë një votë se as në ëndërr më të keqe nuk e ka parë…”, tha Meta, ndërsa për ta bërë mesazhin më të besueshëm, përsëriti “kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës tek sera,  por e Ilir Metës dhe askush të mos besojë se do të ketë dekret për kryeministër apo ministër…”. Më tej ai deklaroi se LSI është në garë me shtetin që po keqpërdor ish-bashkëkryetari i tij, duke iu referuar Ramës dhe se do dalë forcë e parë. Për sa i përket kreut të PD-së, Meta tha se ai është në garë për vendin e tretë. Meta shantazhon me mosnjohje të zgjedhjeve dhe mosdekretim qeverie.  Meta, ka ashpërsuar tonet edhe ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, duke e akuzuar si një nga figurat që po përdoret nga trafikantët e drogës. Meta tha se i ka çuar një mesazh kryeministrit Rama, duke i kërkuar që Haki Çako “të mos përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze”. “Ka një aleancë të hapur. Kjo nuk është më e fshehtë. Është një aleancë errësire. Kjo është një aleancë që synohet t’u imponohet shqiptarëve përmes frikësimeve qesharake, manipulimit, keqpërdorimit të policisë, që ende drejtohet një nga të përdorurit e trafikantëve. I kam çuar Ramës një SMS për “Haki drogën”, i cili nuk duhet të përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe gjithë segmenteve që e drejtojnë atë. Të jeni të bindur se ky është një plan i lexuar tashmë nga gjithë qytetarët shqiptarë dhe përgjigjja do të jetë e paparë në 25 qershor”, tha Meta.

Shperndaje