“Është me bar, duket si me bar. Apo ka brenda jastëk”, Rama...

“Është me bar, duket si me bar. Apo ka brenda jastëk”, Rama iu kërkon shqiptarëve të mos dalin në protestë

302
0

Vetë tha se është i bindur. Por kryeministri Edi Rama guxoi të mësojë dhe prokurorinë se çfarë duhet të bëjë me audio-përgjimin ku është i përfshirë, sipas PD, vëllai i ministrit të Brendshëm. Rama tha se prokuroria do dalë në atë përfundim që di dhe ai, por organit të akuzës i duhet vetëm që këtë material ta çojë në një laborator në një vend të BE. “Është me bar, apo duket si me bar. Apo ka brenda jastëk. Kjo është një histori banale, audio-përgjimi, është pa lidhje fare me personin e akuzuar. Historia pas audio-përgjimit është edhe më rëndë. Këta që shikoni janë vetëm aktorë. Kam shumë shpresë që do dalin nga hetimi, regjisorët, skenaristët dhe producentët. Ai i ziu i Vlorës është si ata figurantët e filmave italianë. Historia është shumë herë më serioze se sa duket”, deklaroi Rama. Kryeministri e pati dhe një mesazh për ata që do dalin në protestë të shtunën, e thirrur nga Partia Demokratike. Sipas Ramës ata që dalin në protestë, pengojnë integrimin. “Bëhet për të shkatërruar çeljen e negociatave. Kush nuk i do negociatat të shkojë në protestë. Kush i do negociatat me apo pa dashje shkon aty për të kontrubuar për të kundërtën”