Ema Ndoja, aktorja e bukur e viteve ’80

Ema Ndoja, aktorja e bukur e viteve ’80

1162
0

Muzeu i stilit ‘Etno Vibe’mblodhi në Korçë shumë njerëz të apasionuar pas stilit, modës, së bukurës, fotografisë këtë fundjavë. Dhe mes shumë njerëzve, s’kishte si të mos binte në sy Ema Ndoja, aktorja e bukur dhe seksi e fundviteve ’80, e cila edhe pse luajti pak role, la gjurmë në kujtesën e publikut.

Ema spikati jo vetëm për talentin si aktore, por edhe për stilin e guximshëm, flokët e shkurtër, daljet me rroba banje, që jo shumë vajza i merrnin përsipër në ato vite.

 

Erla Mëhilli ka postuar disa foto me aktoren nga eventi i djeshëm. Edhe pse bionde dhe me disa vite më shumë, nuk është e vështirë të njohësh buzëqeshjen e Emës.

Prej shumë kohësh ajo jeton në Gjermani. Në vitin 2016, pas shumë vitesh mungesë, regjisori Stefan Çapaliku, e riktheu në teatrin ‘Nata arabe’.