Eliza Dushku dhe Shoqata e Studentëve në Harvard 9 mije dollare për...

Eliza Dushku dhe Shoqata e Studentëve në Harvard 9 mije dollare për te demtuarit nga termeti

499
0

Shoqata e Studentëve në Harvard në një shfaqje bamirësie bashkë me Eliza Dushkun kanë mbledhur mbi 9 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Kjo shoqatë për të mbledhur fondet ka organizuar shfaqjen “Dear Albania” e cila u bashkë-sponsorizua nga Eliza Dushku dhe vëllai i saj, Nate Dushku, raporton Klan Kosova.

Njerëzit u mblodhën në Universitetin e Harvardit për një natë bamirësie. Pas shfaqjes, të pranishmit patën rastin të diskutojnë mbi dokumentarin me Elizën dhe Naten dhe të mësojnë për udhëtimin e tyre në Shqipëri.

“Në total, organizata ka mbledhur $9174. Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një faqe GoFundMe. Në shfaqje, përveç dhurimeve, Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë. Peter Palandjian është i diplomuar në universitetin Harvard dhe është drejtor i Intercontinental Real Estate Corporation”, thotë shoqata.

“Të gjitha donacionet do të shkojnë për familjet dhe organizatat e prekura në Shqipëri. Ne po zhvillojmë diskutime me organizatat jo fitimprurëse të ndryshme dhe fonde qeveritare. Ne do t’i dërgojmë donacionet së shpejti dhe do t’ju njoftojmë”.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard, e themeluar në vitin 2017 nga Deni Hoxha, është një organizatë që bashkon studentë me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare. Organizata ngre ndërgjegjësimin për kushtet sociale, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në të gjithë botën përmes: diskutimeve në komunitet, ngjarjeve kulturore, forumeve dhe më tej.