Nuk është burokracia, nuk është policia, nuk është as politika, por ai i cili është i korruptuar është kapitali financiar’. Britania është vendi më i korruptuar në botë, sipas gazetarit Roberto Saviano, i cili kaloi më shumë se një dekadë duke ekspozuar veprat penale të mafias Italiane. 36-vjeçari ka qëndruar nën mbrojtjen e policisë që nga publikimi i shpalljeve mbi anëtarët e Camorra-s, një degë e fuqishme e mafias napolitane, në vitin 2006. Ai i tha një audience në Hay-on-Way: “Nëse do të të pyesja se cili është vendi më i korruptuar në botë mund të më thonit që është Afganistani, mbase Greqia, Nigeria, Italia e Jugut dhe unë do ju thoja që është Mbretëria e Bashkuar. “Nuk është burokracia, nuk është policia, nuk është politika, por ai i cili është i korruptuar është kapitali financiar. 90% e zotëruesve të kapitalit në Londër i kanë zyrat e tyre qendrore në det të hapur. “Jersey dhe Cayman janë portat që aksesojnë kapitalin kriminal në Evropë dhe Mbretëria e Bashkuar është vendi që e lejon këtë. Kjo është arsyeja pse e kam aq të vështirë sot të flas me ju, sepse dua t’u them, kjo ju përket juve, kjo i përket jetës suaj, kjo i përket qeverisjes suaj.” Mbretëria e Bashkuar renditet e 10-ta në Transparencën Ndërkombëtare të Indeksit të Përceptimeve të Korrupsionit 2015, e cila mat nivelet e korrupsionit të sektorit publik në të gjithë botën. Zoti Saviano gjithashtu ndikoi në debatin e referendumit të Evropës, duke argumentuar se një votë që aprovon largimin do ta ekspozonte edhe më shumë Mbretërinë e Bashkuar ndaj krimit të organizuar. Ai tha: “Largimi nga Evropa do të thotë t’i lësh vend kësaj që të ndodhë. Do të thotë të lejosh shoqëritë e Katarit, familjet meksikane të drogës, mafian ruse për të fituar edhe më shumë fuqi dhe Korporata Bankare e Hongong dhe Shanghai i ka paguar 2 bilionë euro gjobë qeverisë së Shteteve të Bashkuara, sepse tregoi që kishte pastruar para që vinin nga kartelet dhe kompanitë Iraniane. Ne kemi prova, ne kemi dëshmi.”
/The Independent